Pyetje popullit maqedonas të Zaevit

Date:

 
2019-08-03
 
 

Sulejman MEHAZI/

 

Kohën e fundi kemi lexuar parulla e pamflete “Smrt za šiptari”(vdekje shqiptarëve). Këto pamfleta s’janë të shkruara nga dikush tjetër përveç maqedonasve proserb. Sa interesant janë bashkëkombasit e Zaevit, jetojnë në shtetin e vet me emrin, Republika e Maqedonisë, së bashku me shqiptarët, e në anën tjetër mendërisht, psikikisht e shpirtrisht më shumë e duan shtetin e Serbisë sesa të Maqedonisë, më shumë e duan popullin serb sesa popullin e vet maqedonas. Shqiptarët që ua ndërtuan shtetin e maqedonisë s’i duan, por e duan Serbinë, e cila, jo që s’ua pranon kishën autoqefale maqedonase, por herëdo, kurrëdo serbët e mendojnë si territor të vet Maqedoninë.
Po sikur, më 2001, Serbia të sulmonte Maqedoninë sikurse Ali Ahmeti që e rrezikoi, a do ua kthente prapë territoret maqedonasve sikur që ua ktheu Ali Ahmeti?, me siguri jo, me këtë “jo-në” serbe nuk do egzistonte Maqedonia, me mos egzistimin e R. së Maqedonisë nuk do ekzistonte edhe populli maqedonas.
Këndej i doni serbët, andaj për ndërtimin e shtetit tuaj hyni në Marrëveshje të Ohrid, Përzhinos e Prespës me politikanët shqiptarë. Shqiptarët e urrejtur nga ju ua ndërtuan Maqedoninë e në anën tjetër hapur i doni serbët që memzi presin t’ua gllabërojnë shtetin e nacionalen tuaj maqedonase.
Si është e mundur bashkëkombasit e Zaevit ta duan Serbinë më shumë se sa kombin dhe shtetin e tyre?
Si është e mundur populli i Zaevit ta donte më shumë Serbinë se sa populli i Njegoshit, malaziasit që janë vëllezër me serbët. Vet malaziasit s’duan të dëgjojnë për Serbinë.
Pse populli i Zaevit i do serbët më shumë sesa shqiptarë që votuan për LSDM-në? Pse popujt e ish-jugosllavisë janë të hidhëruar me serbët, vetëm ju jo?
Pse popujt rreth e përqark Serbisë njësoj si shqiptarët kanë mendime negative për Serbinë përveç maqedonasve, pse? Mos ndoshta….

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...