Ambasadori i Kosovës i tërheq vërejtjen Shkupit: Dorëzimi i Morinës në duart e serbëve prish marrëdhëniet fqinjësore

Date:

 
2019-08-03
 

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka përkujtuar Shkupin zyrtar që të mos ndërmarrë hapa në ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Serbi.
Autoritetet serbe edhe zyrtarisht kanë dërguar kërkesën për ekstradimin e ish-ushtarit Morina, i cili javën e kaluar u arrestua në pikën kufitare Bllacë, sipas një fletëarresti të Interpolit, por që ishte nga kërkesa e Beogradit.
Ambasadori Dedaj theksoi për TV21 se ekstradimi nuk duhet të vij në shprehje pasi sipas tij, mund të vij deri te prishja e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
„Ekstradimi i tij është komplet kundër të drejtave njerëzore është anti-ligjor, i papranueshëm dhe nuk do duhej të ndodhte, sepse një ekstradim eventual nuk është më në dëm të fatit personal të Tomor Morinës. Por mund të ketë pasoja edhe për marrëdhëniet ndër-shtetërore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së veriut. Dhe nuk do të donim që raste të tilla të ndikojnë për prishjen eventuale, për çka na nuk jemi të interesuar fare si Kosovë“, theksoi ambasadori Dedaj në një deklaratë për TV21.
Nga ministria e Drejtësisë në Shkup theksuan se kërkesa për ekstradim të hënën do t’i dorëzohet gjykatës e cila merret me rastin. Morina që është një ish-ushtarë nga Gjakova kërkohet nga Serbia lidhur me luftën e vitit 1999. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...