Publikohet fotografia e viktimës shqiptare që u vra në Gjermani

76 Lexime

 

Pas gjetjes së kufomës në Halle-Dölau të Gjermnaisë, tani është publikuar një foto e viktimës. Si rezultat, policia shpreson për më shumë prova të identitetit të burrit. Ekspertët e grupit hetimor „Heide“ kanë bashkuar forcat për të hetuar rastin, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Në rastin e kufomës mashkullore të zbuluar një javë më parë në Halle-Dölau, policia tani është duke kërkuar ndihmë. Në programin gjerman MDR „Kripo Live“ është publikuar një foto e viktimës. Kushdo që mund të japë informata rreth personit, lutet që të kontaktojë policinë në Halle në telefonin 0345 224 1291.

Autopsia kishte zbuluar se viktima ishte një shqiptar 27-vjeçar. Ai iu nënshtrua akteve të ndryshme të dhunës dhe vdiq nga plagët me thikë dhe plagët me armë zjarri.

Për hetimin e këtij rasti, policia ka formuar grupin e ekspertëve „Heide“, e cila është duke hetuar për veprën penale – vrasje. Sipas prokurorit të lartë Ulf Lenzer, ende nuk ka indikacione të mundshme të autorëve. Kufoma e burrit ishte gjetur nga mesi shtatorit nën një grumbull gjethesh, në Dölauer Heide.