Lëndohen rëndë dy kosovarë në aksidentin në Gjermani

Date:

13:23:47             2016-02-10

 

 

 

Një aksident i rëndë gjatë të hënës, në autostradën, në afërsi të Irschenbergut në Gjermani, ka shkaktuar lëndimin e rëndë të tre personave, njëri prej të cilëve është në rrezik për jetë. Autostrada ka qenë e bllokuar për dy orë të tëra.

 

 

Sipas një komuniakte të policisë, një punëtor 37-vjeçar kosovar i kulmeve, rreth orës 08.50 ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në shpatin e Irschenbergut. Para tij ka qenë një kamion me kontejner nga Mynihu, i cili gjithashtu ka qenë duke u drejtuar nga një kosovar 36-vjeçar. Për shkak të trafikut të dendur në autostradë, vozitësi i kamionit e ka ngadalësuar shpejtësinë, ndrësa për shkak të diellit të ulur, vozitësi tjetër i automjetit e kishte vërejtur me vonesë ngadalësimin e kamionit, duke tentuar që ta devijojë goditjen me te. Por, gjithçka ishte më vonë, pasi ai e preku kamionin në pjesën e pasme të majtë. Pas përplasjes së fuqishme, nga automjeti i kosovarit 37-vjeçar u lënduan një punëtor serb dhe një kosovar, njëri prej të cilëve me lëndime të rënda në kokë dhe me rrezik për jetë. Që të dy u tërhoqën nga vetura e shkatërruar nga zjarrfikësit dhe me helikopter e vetura të ambulancës janë dërguar në spitalet e afërta. Vozitësi kosovar përjetoi një shok të rëndë dhe gjithashtu është hospitalizuar, shkruan „Merkur.de“, njofton „Shtegu.com“. Vozitësi tjetër 36-vjeçar i kamionit, ka kaluar pa lëndime.

 

 

Për shkak të aterrimit të helikopterit dhe shërbimeve të tjera, autostrada A8 në drejtim të Salzburgut, ka qenë e tërësisht e mbyllur për dy orë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...