Propaganda nacionaliste serbe tmerron një familje në Zvicër

Date:

„Është e tmerrshme ajo që vandalët i kanë bërë kopshtit tonë“

Një familje nga ëinterthuri në Zvicër është tronditur. Persona të panjohur ua shkatërruan kopshtin e tyre, duke etiketuar muret dhe mobiljet me parrullat e „propagandës nacionaliste serbe“.

„Policia na kontaktoi të mërkurën për të na thënë se kopshti ynë familjar i vendosur në Töss (ZH) ishte shkatërruar“, raporton lexuesija e „20 Minuten“ Meliha A. Mobiljet dhe të korrat janë shkatërruar. Kudo në afërsi janë vendosur etiketa. „Gjithashtu, edhe flamuri ynë boshnjak është zhdukur“, ka rrëfyer 18-vjeçarja.

Ajo që e skandalizon më shumë këtë rast, është natyra e etiketave: Emri i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq është shkruar në një tryezë dhe masakra e Srebrenicës u glorifikua përmes shenjave në dysheme, informon Shtegu.com. Kryqi serb është shënuar gjithashtu në disa vende. „Kjo është propagandë nacionaliste serbe“, thotë Meliha A. E gjithë familja e saj është e tronditur. “Prindërit e mi e mbijetuan luftën. Ky incident na ktheu sërish në kujtime të errëta”.

Të kontaktuar, Policia e Qytetit të ëinterthurit (ZH) e ka konfirmuar rastin. „Besojmë se veprimet kanë një motiv politik“, shpjegon zëdhënësi Micheal ëirz. Hetimi është në rrjedhë e sipër.

Eksperti i Europës Juglindore, Cyrill Stieger nuk është i befasuar që vandalët po i referohen Srebrenicës: „Gjykata e KB për krimet e luftës, masakrën e quajti gjenocid“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...