Pronari zviceran i garazhit shkakton aksident në Kroaci, 14 të lënduar

Date:

Në Kroaci, shoferi i një furgoni me targa zvicerane i është shmangur kontrollit të policisë dhe ka shkaktuar një aksident. Në këtë rast mbetën të plagosur 14 persona

 

Mëngjesin e të hënës, policia në Kroaci ka tentuar të ndalojë një furgon që sipas të dhënave fillestare kishte emigrantë nga Siria. Furgoni dukej se ishte e mbipopulluar. Automjeti me targa zvicerane udhëtonte në mes të Slavonski Brodit dhe Nova Gradiskës.

 

Por drejtuesi i mjetit kontrabandë ka tentuar t’i shmanget kontrollit. Teksa tentoi të arratisej, automjeti është përplasur dhe ka përfunduar në anë të rrugës. 14 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Në mesin e të plagosurve janë shtatë fëmijë, dy në terapi intensive, raporton televizioni HRT. Vozitësi është arrestuar.

 

“Një burrë dhe një grua e kanë marr me qira automjetin që nga e enjtja. Ata në fakt duhej ta sillnin atë sot“, thotë pronari (42) i garazhit, i shqetësuar, për Blick. “Papritmas më vjen lajmi se automjeti im është aksidentuar në Kroaci. Kjo është thjesht e pabesueshme!”.

 

Të dy pretendonin se ishin një çift që dëshironin të udhëtonin në Zvicër me familjen e tyre për fundjavë, transmeton portali Shtegu. „Ata kërkuan një furgon që mund të uleshin tetë persona“. Burri e kishte marrë me qira automjetin në emër të tij, por gruaja ishte duke vozitur. Për të qenë të sigurt, ai nuk u ka dhënë të dyve as dokumentin origjinal të regjistrimit të mjetit.

 

“Ata kishin një kopje në automjeti. Nuk më pëlqen të jap dokumentet origjinale, sepse çdokush mund të anulojë një veturë dhe ta rishes atë“. Sipas pronarit të garazhit, automjeti aktualisht vlente rreth 18 000 franga zvicerane.

 

Furgoni ra në vëmendjen e zyrtarëve në orën 3:05 të mëngjesit si pjesë e një kontrolli për të parandaluar hyrjen e paligjshme në Kroaci. U tentua të ndalohej automjeti duke përdorur sinjale drite dhe zanore. Megjithatë, vozitësi e shpërfilli kërkesën dhe nxitoi. Sipas deklaratave të tyre, policia fillimisht nuk e ka vënë në ndjekje mjetin, por më pas e ka zbuluar në anë të rrugës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...