Prokuroria e ka marrë raportin nga ekspertiza e telefonit të Janevës

Date:

Në Prokurori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka arritur raporti i ekspertizës së telefonit të prokurores publike speciale Katica Janeva që i është konfiskuar lidhur me hetimin e rastit “Zhvatja”, njofton Koha.mk

Detaje zyrtare nga ajo që ka treguar ekspertiza, siç thonë nga Prokuroria, nuk janë njoftuar në interes të hetimit.

Ekspertiza e telefonit të Janevës ishte me qëllim që të shihet komunikimi i saj me të dyshuarit në “Reket”.

Shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskoska këtë fundjavë në TV intervistë tha se kanë xhirime prej të cilave dëgjohen dhe shikohen se i dyshuari Bojan Jovanovski ka biseduar me dëshmitarin biznesmen, në spikerfon ka qenë edhe prokurorja publike.

Katica Janeva dha dorëheqje nga funksioni të hënën e kaluar, prej kur nuk është e qasshme për opinionin. Janeva, siç informojnë nga PSP-ja, të martën ka hapur raport mjekësor. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...