Pompeo: Asanzhi do t’i dorëzohet SHBA-së

Date:

ekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo shprehi bindjen se Britania e Madhe do t’ia dorëzojë SHBA-së themeluesin e Ukiliksit, Xhulian Asanzh i cili akuzohet për spiunim, edhe krahas asaj që për këtë mund të dënohet me vdekje.

“Ne tashmë kemi parashtruar kërkesë, kështu që ai do t’i dërgohet SHBA-së”, deklaroi Pompeo për gazetën ekuadorile “El Unioverso” gjatë vizitës së në këtë vend.

Pompeo nuk dëshironte të komentojë rastin, por shtoi se administrata amerikane beson se njeriu, i cili siç tha, botën e ka vendosur në rrezik dhe i rrezikoi jetët e ushtarëve amerikanëve, duhet të nxirret para gjykatës dhe ndëshkohet.

Dëgjimi për dërgesën eventuale të Asanzhit në SHBA do të mbahet në Londër nga fundi i shkurtit të vitit të ardhshëm.

Gjyqësia amerikane e lejon dënimin me vdekje për krimet mes të cilave gjendet edhe spiunimi.

Asanzh për momentin në Londër e vuan dënimin prej 50 javëve me burg për shkak shkeljeve të kushtit të dorëzanin, pasi shtatë vjet kaloi në ambasadën e Ekuadorit në Londër, që t’i shmanget dorëzimit në Suedi ku duhej të merret në pyetje për përdhunim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...