Prof Dr. Sefer Tahiri: Institucionet e shtetit nënçmojnë qytetarët

Date:

15:33:57                2016-09-13

 

 

 

Analisti i njohur nga Shkupi, njëherit profesor në Fakultetin e Komunikimit në UEJL, Prof. Dr. Sefer Tahiri, në një postim të vetin në Facebook ka shprehur indinjatën e thellë ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike, një institucion i cili është duke keqtrajtuar qytetarët në këto momente të rënda për ta, kur frika dhe brenga e tyre pas tërmeteve të ditëve të fundit, janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së tyre. Ja se si z. Tahiri e komenton fuknsionimin e këtij institucioni:

 

 

 

Mbledhja e haraçit, qytetarët nënçmohen !

 

 

 

Qytetarët përveç se përballen me stresin nga tërmetet, këtyre ditëve përballen me neglizhencën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, e cila i detyron ata të presin në radhë mbi tre orë, për të marrë njoftime mbi borxhin e taksës radiodifuzive ose për të konfirmuar shlyerjen e borxhit.

 

 
Në hyrje të TVM-së, gjendet sporteli, në të cilin punon vetëm një zonjë. Ironia që të jetë më e madhe, kjo zonja i pranon kërkesat dhe pastaj shkon disa metra më larg, ku e të vendosur kompjuterin dhe printerin e saj, për të nxjerrë kartelën analitike ose për të të evidentuar shlyerjen e borxhit, me anë të fletëpagesave.

 

 


Çdo qytetar i humb së paku 30 minuta në sportel, i cili punon vetëm deri në orën 16:00. Paramendoni mund të ndodh të prisni 3 orë dhe në fund kur bëhet ora 16:00, sportelistja e mbyll „dyqanin“ e saj.

 

 


Sistemi i prishur në kokë!

 

 


Marre, marre, marre! Mos u tallni me qytetarët! Mjaft më.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...