Jakup Berisha shkëlqen me hat-trick

Date:

19:58:10              2016-09-13

 

 

 

 

Edhe më tej vazhdojnë lojërat e shkëlyeshme në sezonin e ri të pionierëve të Vardarit. Përzgjedhësit e trajnerit Todorovski e kanë shënuar edhe fitoren e katërt dhe me 12 pikë maksimale të fituara, gjenden në pozitën e liderit në tabelë. Kundësrhtar i ekipit gjatë kësaj jave ka qenë ekipi i Pobedës nga Prilepit, ndërsa më i disponuari ka qenë Jakup Berisha, duke shënuar hat-trick në ndeshje. Lidhur me ndeshjen, ai ka deklaruar: „E dinim se nuk do të jetë ndeshje e lehtë, pasi kundër nesh të gjithë dëshirojnë të japin maksimumin. Ishim ekip shumë më i mirë në çdo aspekt të lojës së futbollit, ndërsa kemi mundur të shënojmë edhe disa gola të tjerë nga rastet e pashfrytëzuara. Jam i lumtur që shënova tre gola, por më e rëndësishme është se ekipi po fiton. Kemi zhvilluar përgatitje të mira, prandaj edhe kemi një start të shkëlqyeshëm të sezonit, i cili, jam i bindur se do të vazhdojë edhe më tej. Do të japim gjithçka nga vetvetja që ta mbrojmë kurorën e dyfishtë“, ka përfunuduar Jakupi për portalin „vardarfans“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...