Porsche futet në “rrethin” e makinave elektrike

Date:

2019-09-07
Prodhuesi gjerman ka prezantuar automobilin e parë elektrik sportiv me katër dyer – Taycan i cili zhvillon 750 kuaj fuqi.

Në premierën e Taycan janë prezantuar dy versionet e fuqishme – Turbo dhe Turbo S, derisa varianti bazik do të debutojë kah fundi 2019.

Taycan Turbo përshpejton nga 0-96 km/orë për 3 sekonda dhe Turbo S për 2.6 sekonda.

Bateritë litium-jonike 93.5 kWh përdoren për të ruajtur energjinë elektrike. Prodhuesi pretendon se kapaciteti deri në 80% mund të plotësohet në një karikues të shpejtë 270 kW në 22.5 minuta, të cilat sigurojnë 96 km shtesë vetëm në rrymë.

Nëse përdoret një karikues DC 150 kW, 80 për qind e baterisë do të ngarkohen në 36 minuta, dhe do të duhen 11 orë për t’u ngarkuar plotësisht në një prizë të rregullt të murit.

Përndryshe, në një bateri të plotë Porsche Taycan Turbo mund të udhëtojë një maksimum prej 450 km (sipas standardit WLTP) dhe Turbo S 412 km.

Prodhuesi gjerman tha gjithashtu se Taycan Turbo do të kushtojë 153,310 dollarë dhe Turbo S 187.610 dollarë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...