Politikani shqiptar nga Zvicra ka një mesazh për fushatën parazgjedhore në Kosovĕ

Date:

16:59:50              2019-08-30

 

Përparim Avdili

Çmenduria më e madhe e këtyre debateve të koalicioneve parazgjedhor të Kosovës, janë një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. (Ndoshta në Diasporë në tërësi, por në Zvicër jetoj dhe e shof nga afër).
Kjo urrejtje patetike mes klaneve partiake; shtyrja me muskuj në mënyrë primitive; ofendimet dhe provokimet; etiketimet e nivelit më të ulët; hipnotizimi i një shoqërie të tërë vetëm për poste qeverisëse. Shqiptarët kudo ku janë krenohen për çdo arritje të shqiptarëve në Zvicër, me të drejtë. Por harrojnë që shumica dërrmuese e shqiptarëve këtu, as që merr pjesë në këtë debat për politikën e Kosovës, e lere më të marrin pjesë në zgjedhje. Një pjesë e tyre, madje edhe ata të gjeneratës së dytë, siç duket u ka ngelur si trashëgim, janë ende në mendësinë e përçarjeve të viteve 90-të. Dhe për fat të keq, s’kanë mësuar ASGJË nga fryma politike e Zvicrës, ku garat nuk bëhen me të fortin e partisë, por me programe politike; ku partite politike dhe mbështetesit e saj flasin në mënyrë të qytetëruar dhe me respekt ndërmjet veti. Merruni me politikën e Zvicrës, ju del më mirë. Sepse këtu po jetoni, këtu paguani taksat, këtu po shkolloheni dhe këtu do zhvilloni të ardhmen tuaj. Pastaj, kur të brendësohet kultura e qetë politike e Zvicrës në mendësitë tuaja, do jeni edhe më të kthjellët të merreni me politikat e Ballkanit. Me urrejtje nuk arrihet asgjë.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...