Politikani i ri shqiptar Blerim Bunjaku: „Është një propagandë e zgjedhjeve të SVP-së“

Date:

Këshilltarja kombëtare zvicerane e SVP-së, Sandra Sollberger ka bërë thirrje për testime të shpejta të koronavirusit për të kthyerit nga Kosova dhe vendet e tjera pas pushimeve. Ata tani po mbrohen

Shumë sekondos kanë udhëtuar në vendlindjet e tyre gjatë pushimeve. Në veçanti e gatshme për të udhëtuar ka qenë diaspora e madhe kosovare. Të paktën kështu tregojnë aterrimet e avionëve nga Prishtina.

Vetëm më 2 janar, gati 50 aeroplanë nga kryeqyteti kosovar aterruan në Aeroportin e Bazelit; më 3 Janar ishin 25 avionë. Ditëve të fundit, dhjetëra avionë nga Prishtina kanë prekur pistën në Aeroportin e Cyrihut.

Meqenëse Kosova nuk është në listën e karantinës, mijëra të kthyer nga Prishtina dhe qytete të tjera lejohen të punojnë nëpër vendet e tyre të punës dhe të takohen përsëri me miqtë. Kjo i ka shqetësuar disa, siç është Sandra Sollberger. Këshilltarja kombëtare e SVP-së kërkon teste të menjëhershme të shpejta për të kthyerit, informon Shtegu.com.

„Njerëzit kthehen nga festimet e tyre familjare nga një vend që ka nivele shumë të larta të infeksioneve nga koronavirusi“, shpjegon kërkesëne e saj politikanja e Bazelit. Qeveria federale po shkon në „një rrezik të lartë ekstrem dhe absolutisht të pakuptueshëm“, ka bërë thirrje ajo.

Për këtë është prononcuar edhe politikani i ri shqiptar, Blerim Bunjaku: „Ne jetojmë në një shtet social demokratik“, thotë sipërmarrësi zvicerano-kosovar, me kërkesë të Nau.ch. „Kërkesa për t’i nënshtruar të gjithë të kthyerit nga Kosova në një testim kategorik, për mua është vetëm një propagandë tjetër zgjedhore e SVP-së dhe asgjë tjetër“.

Blerimi personalisht nuk udhëtoi në Kosovë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Por ai njeh shumë që „për fat të keq“ e kanë bërë këtë. „Edhe vet shoqëria kosovare nuk ishte shumë e lumtur për vizitat e shumta gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri“. Popullata i kaloi pushimet në rrethet e ngushta familjare.

Numri zyrtar i njerëzve të infektuar me koronavirus është dukshëm më i ulët në Kosovë, sesa ai në Zvicër. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa të besueshme janë në të vërtetë këto shifra. „Një problem i madh me pandeminë në Kosovë është se njerëzit po e fshehin sëmundjen e tyre“, kishte deklaruar gjatë vjeshtës për „Deutsche Welle“, mjeku Ilir Arifi nga Bavaria.

Për arsye biznesi, personalisht Blerimi udhëton shpesh në Kosovë (hera e fundit në tetor 2020) dhe ai njeh shumë politikanë. Prandaj ai mund të hedhë poshtë argumentin e shifrave jo të besueshme. „Për shkak të situatës së dobët ekonomike dhe mjekësore“, shoqëria në Kosovë po merret me koronavirusin shumë më me kijdes dhe më e brengosur se sa në shumë vende të tjera europiane.

Njerëzit po u përmbahen masave të zbatueshme. Për shembull, ekziston një kërkesë e përgjithshme për të mbajtur maskë jashtë ose në makinë, për më shumë se një pasagjer. Përndryshe ekziston rreziku i gjobitjes prej 500 eurosh.

Përveç kësaj, para se të hyjnë nëpër qendrat tregtare vizitorët ekzaminohen për ethe dhe simptoma . „Që nga fillimi Kosova kishte masa shumë të rrepta dhe ishte një model për shumë vende europiane“, ka përfunduar tha Blerim Bunjaku.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...