Policia zvicerane gjobit nëntë kurreshtarë të aksidentit në komunikacion

Date:

14:11:02                     2019-05-26

 

Policia Kantonale e St. Gallenit në Zvicër, për herë të parë ka realizuar një kontroll kundër kurreshtarëve në trafik. Për këtë qëllim, ajo ka përdorur një ushtrim interkantonal nga departamenti i zjarrit në autostradën A13 Rhenital të St. Gallenit. Për dy ditë me radhë është inskenuar një aksident serioz pak para daljes së autostradës Schaan për në Buchs.

Gjithsej, janë hetuar nëntë vozitës të automjeteve, të cilët po filmonin ose fotografonin „aksidentin“ gjatë vozitjes.

Këta kurreshtarë në komunikacion janë denoncuar në prokurori. Ata do të përballen me gjoba prej disa qindra frangash dhe ndoshta edhe me tërheqjen e patentë shoferit.

Zëdhënësi i policisë së Kantonit të St. Gallenit, për „SRF“ ka deklaruar se kurreshtarët gjithnjë e më shumë po bien në sy gjatë aksidenteve, informon Shtegu.com. Bile edhe nga korsitë e kundërta të autostradës, kurreshtarët e ngadalësojnë vozitjen sa për të bërë ndonjë fotografi apo edhe për të incizuar. Kjo çon në situata të tjera të rrezikshme.

Aksidenti i inskenuar, për herë të parë ka ofruar mundësinë që problemi të shqyrtohet më seriozisht. Policia nuk ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në stërvitjen gjatë aksidentit, prandaj ka mundur të fokusohet në kurreshtarët, thotë zëdhënësi i medias Florian Schneider. Megjithatë, policia e Kantonit St. Gallenit nuk planifikon të kryejë kontrolle të mëtejshme të kurreshtarëve. Por, ajo do të vazhdojë të mbajë njërin sy hapur nga kurreshtarët, aty ku është e mundur.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...