Hetuesit holandezë kanë ndaluar kontrabandistët e njerëzve në brigjet e Holandës, me një jaht që transportonte 16 shqiptarë. Gjatë operacionit të së premtes në mbrëmje, janë arrestuar dy ukrainas nën dyshimin për kontrabandë njerëzish, njoftoi të shtunën xhandarmeria holandeze, informon portali Shtegu. Përveç policisë kufitare dhe federale, roja bregdetare ishte gjithashtu e përfshirë në operacion. Xhandarmeria ka marrë përsipër hetimin. Hetuesit nuk zbuluan saktësisht se ku është ndaluar anija.
Policia holandeze ndalon dy persona që po transportonin me jaht ilegalisht 16 shqiptarë
Date:

