Policia gjermane këmbëngulë: Azilantja shqiptare ka bërë vetëvrasje

54 Lexime

13:58:05                   2017-08-13

 

 

 

 

Pas shpërthimit të zjarrit në një qendër strehimore në Bad Duisburg të Gjermanisë, me ç`rast humbi jetën një azilante shqiptare me aftësi të kufizuara, policia gjermane tashmë ka dalë me një supozim se si ka mundur të shpërthejë zjarri.

 

 

Shqiptarja 28-vjeçare, e cila humbi jetën gjatë të premtes, sipas policisë gjermane, personalisht e ka shkaktuar zjarrin, shkruajnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

Hetuesit përkatës të mbrojtjes kundër zjarrit dyshojnë se shqiptarja ka pasur për qëllim të bëjë vetëvrasje.

 

 

Ky rezultat është si pasojë e hetuesve, duke përjashtuar mundësinë e involvimit të ndonjë personi tjetër, apo të një defekti teknik. Dyshimet e tilla i ka ngjallur një mesazh i zbuluar i të ndjerës në celularin e saj.

 

 

Gjatë këtij zjarri, dy persona është dashur të trajtohen në spitalin më të afërt, ndërsa njësia zjarrfikëse ka arritur shumë shpejt ta shuajë të njëjtin.