Policia gjermane dëbon familjen kosovare, por shpëtimi i saj ishte avioni i stërmbushur

Date:

Eltioni, Diartnisi dhe Eduardi (radha e parë, nga e majta) janë duke vijuar shkollimin që nga vera në Ellerbäke. Shokët e tyre janë mobilizuar që ata të mund të qëndrojnë në Gjermani

 

 

21:55:45             2016-02-13

 

 

 

Fjalën „dëbim“, nxënësit gjermanë të shkollës së mesme në Bookholzberg të Gjermanisë, më parë e kishin dëgjuar vetëm përmes televizorit. Por, tashmë është bërë realitet. Tre shokët e tyre të klasës, refugjatë nga Kosova, është dashur të dëbohen mëngjesin e së mërkurës. Pasi avioni në aeroportin e Hannoverit ka qenë i stërmbushur, familjes i është prolonguar afati edhe për disa javë. Këtë periudhë, shokët e klasës duan ta shfrytëzojnë: Ata janë mobilizuar që Eltioni, Diartnisi, Eduardi dhe familja e tyre të mund të qëndrojnë në Komunën Ganderkesee.

 

 

 
Në një konferencë për shtyp të cilën e kanë organizuar shokët e tyre, Eduardi 15-vjeçar ka rrëfyer për ngjarjen: Rreth orës 06.30 dikush trokiti në derë. Dy policë në uniformë dhe dy persona civilë kishin qëndruar para dere. „Nuk dinim asgjë“, ka pohuar i riu, i cili tashmë një vit është duke jetuar në Gjermani. Familja e tij, të cilës përpos babait dhe nënës, i takon edhe një vëlla tjetër, do të ketë kohë që brenda tre orësh të bajë gati valixhet. Më pas, ata janë nisur me autobus për në Hannover. Por, avioni i cili është dashur t`i dërgojë në Kosovë, ka qenë i stërmbushur, ka informuar Eduardi për „Delmenhorster Kurier“, njofton „Shtegu.com“. Pas një vozitjeje të shkurtër me autobus, familja është kthyer sërish në Schierbrok. „Polici na tha se duhet të presim edhe dy-tre javë“. Pesëmbëdhjetëvjeçari dhe vëllezërit e tij 13-, e 17- vjeçar, të cilët që nga vera janë duke vijuar shkollimin në Ellerbäke, janë shokuar dhe pikëlluar nga ngjarja. „Duam të qëndrojmë këtu“, vazhdon Eduardi. Familja kosovare e kishte lëshuar vendlindjen e saj në Prishtinë, për shkak të pasojave të luftës së Kosovës. E ëma e tyre është e sëmurë, pasi kishte qenë dëshmitare e vrasjes së një personi të cilin e kishin vrarë para syve të saj. Edhe shtëpia gjithashtu iu ishte shkatërruar“, ka përfunduar Eduardi.

 

 

 

Nga ana tjetër, të enjten në shkollën e mesme ka mbretëruar një dëshpërim i madh. Historia e Eltionit, Eduardit dhe Diartnisit, në të gjitha klasët ka qenë një temë. Që të tre të rinjtë kosovarë janë integruar dhe flasin rrjedhsëhm gjuhën gjermane. Përpos kësaj, Eltioni me klasën e tij, pas pak kohe do të duhet të shkojë në ekskurzion. „Ai nuk ka të drejtë të udhëtojë me ne, pasi nuk guxon të largohet shumë nga rrethina“, ka pohuar shoku i tij i klasës, Benneti. Nxënësit janë duke u përpjekur që shokët e tyre kosovarë, së paku të kenë mundësi të qëndrojnë dhe ta kryejnë shkollimin në Bookholzberg. Të enjten janë tubuar rreth 200 nënshkrime, të cilët i janë dorëzuar kryetares së Komunës, Alice Gerken-Klaas. Nxënësit gjermanë do t`i drejtohen edhe kryeministrit, Stephan Weil.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...