Policia gjermane arreston një „peshk të madh“ maqedonas

48 Lexime

07:16:02                2016-09-22

 

 

 

 

Gjatë një kontrolli të policisë gjermane, si duket në grep u ka rënë një „peshk i madh“, shtetas maqedonas. Ai ka qenë duke udhëtuar „vetëm“ pa patentë shoferi, por kur ia hedhin një vështrim të dhënave në kompjuter, ndaj tij kanë qenë të lëshuar pesë fletarreste.

 

 

 

Rreth orës 3.30 të së enjtes, në pushimoren e autostradës në Güterloh të Gjermanisë, policisë i kishte rënë në sy një veturë e llojit „Opel Agila“, duke vendosur që ta kontrollojnë.

 

 

 

Pasi i kishte hetuar se vetura policore po vinte në drejtim të tij, shtetasi maqedonas del nga vetura dhe fillon të ikë.

 

 

 

Por, pas një kohe të shkurtër, ai kthehet sërish duke dashur të vazhdojë udhëtimin me veturë, ndërsa policët kanë qenë duke e pritur.

 

 

 

Gjatë kontrollit të identitetit, ai kishte dhënë informacione të rreme, por policia arriti ta identifikojë me të dhëna të sakta, shkruan „Mopo24“, njofton „Shtegu.com“. Bëhej fjalë për një shtetas 33-vjeçar maqedonas me pesë fletarreste të lëshuar ndaj tij. Tashmë, këtyre iu është shtuar edhe një kallëzim tjetër penal. Ai nuk ka pasur edhe patentë shoferi, e cila ashtu se ashtu në këto momente nuk do t`i nevojitzet më.