Pak Shqipëri në Belgjikë

Date:

09:59:58         2016-09-22

 

 

 

 

Në datën 17 shtator 2016, në qytetin Andenne, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, në bashkëpunim me Komunën e Andennes dhe shoqatat shqiptare organizuan një eveniment në përkujtim të 60-vjetorit të mbërritjes në Belgjikë të emigrantëve të parë nga Shqipëria.

 

 

1

 
Aktivitetin e përshëndetën ambasadorja Suela Janina, Kryetari i Komunës së Andennes z. Claude Eerdekens, ministrja e Çështjeve Sociale e Provincës së Valonisë zj. Eliane Tillieux, deputeti Amet Gjanaj, një prej iniciatorëve të aktivitetit z. Safet Kryemadhi, përfaqësues të Caritas, si dhe përfaqësuesi i familjeve të emigrantëve të parë shqiptarë z. Pjetër Kukaj. Në vijim, grupi artistik ‚Vatra‘ dha një shfaqje me këngë e valle shqiptare.

 

 

2

 
Gjatë aktivitetit u vlerësuan sakrificat dhe kontributi i emigracionit shqiptar në Belgjikë dhe u shpreh mirënjohje për mikpritjen nga komuniteti i Ardennes dhe populli belg.

 

 

3

 

 

 

Këtij manifestimi i ka kushtuar rëndësi edhe e përditshmja belge „L`Avenir“ e cila ka vlerësuar lartë kontributin e shqiptarëve në Belgjikë, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

4545

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...