Policia federale gjermane ndalon shumë turistë tregtarë nga Zvicra

101 Lexime

Pas lehtësimit të kontrollit kufitar, policia federale gjermane konstatoi një nevojë të madhe për informata në mesin e shumë udhëtarëve, në vendkalimet doganore për në Zvicër dhe Francë

Një zëdhënëse e policisë federale në ëeil am Rhein (rrethi Lörrach) të hënën ka pohuar se shumë persona nuk janë ende plotësisht të vetëdijshëm për rregullat e reja që janë aplikuar që nga e shtuna, shkruan „Aargauer Zeitung“, informon Shtegu.com. Në vendkalimet midis Gjermanisë dhe Zvicrës e Francës, zyrtarët është dashur të refuzojnë shumë persona që kanë dashur ta kalojnë kufirin pa ndonjë arsye të madhe. Kjo vlen, për shembull, për ata që duan të bëjnë pazar përtej kufirit. Një veprim i tillë ende nuk është i mundur, theksoi zëdhënësja e policisë federale. Ngta ana tjetër, edhe hyrja në Zvicër për karburant ose për qëllime turistike është e ndaluar.

Pas disa javë kufizimesh për shkak të krizës së koronavirusit, Zvicra, Gjermania dhe Austria kanë lehtësuar rregullat për trafik ndërkufitar me marrëveshje të ndërsjellë dhe vendkalimet kufitare të mbyllura më parë, i rihapën të shtunën. Që atëherë, hyrja në të dy drejtimet është përsëri e mundur, për shembull, nëse dëshironi të vizitoni partnerin ose të afërmit tuaj të jetës ose të merrni pjesë në festime të rëndësishme familjare. Që atëherë, rojet kufitare zvicerane dhe policia federale gjermane kanë kryer vetëm kontrolle të rastësishme, njofton më tej Shtegu.com. Sipas Ministrisë Federale të Brendshme në Berlin, kjo pritet të zgjasë deri më 15 qershor. Administrata Federale e Doganave në Bernë deri më tani nuk ka specifikuar një kohë përfundimi ose një datë për lehtësim të mëtejshëm.

Trafiku ditor i udhëtarëve është relaksuar nga rregullat e reja dhe vendkalimet shtesë kufitare të hapura të hënën. Që nga aplikimi i kontrolleve,janë formuar vazhdimisht kolona të gjata të trafikut në vendkalimet kufitare.