Familja Isai nga Prespa, rreze drite e shqiptarëve në SHBA

Date:

Ishte një periudhë e vështirë për shqiptarët anembanë trojeve të ish Jugosllavisë, kur gjithçka që ishte shqiptare mohohej nga diktatura e atëhershme komuniste. Shqiptarët ndiqeshin hap pas hapi, për t`u penguar në arsimimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Vallë, a ju kujtohen disa të rinj që vinin nga vise shumë të largëta për t`u arsimuar në kryeqendrën e Shkupit?! Vinin nga Struga, Dibra, Ohri e Prespa dhe vërtetë ishin për t`u lavdëruar në çdo aspekt të ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar, pa marr parasysh presionin që ushtrohej mbi ta. A ju kujtohen „prespërët“ e këndshëm me të cilët ndonjëherë bënim shaka me gjuhën e tyre unike të dialektit toskë?!

Njëri nga ta ishte edhe Abduraman Isai, i lindur në fshatin Kranjë të rrethit të Prespës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen dhe të lartën, drejtimi histori-gjeografi në Shkup. Duke mos i përballuar këtij presioni dhe kushteve të rënda ekonomike që mbretëronin në Maqedoninë e atëhershme, në vitin 1985 Abduramani vendosi të emigrojë në SHBA ku dhe u njoftua me bashkëshorten e tij të ardhshme, po ashtu me prejardhje nga Kranji, ndërsa miqtë nga rrethina e Kumanovës. Vjehrri i tij ishte nga emigrantët e parë që u vendosën në shtetin amerikan që në vitin 1962. Në vitin 1987, njohja e tyre kurorëzohet me martesë, duke krijuar një familje të mrekullueshme me dy djem dhe një vajzë. Nazmiu është më i madhi dhe ka kryer Bachelorin në shkencat natyrore në Northern Illinois University por që menaxhon restorantin „Alpine View“. Më i riu Shpëtimi vazhdoi gjurmëve të vëllait, duke kryer Bachelorin në University of Iowa dhe Masterin në Business Administration MBA në Rockford University.

 

Abduramani menjëherë iu përvesh punës në sferën e gastronomisë, duke hapur restorantin „Sunrise“ që do të bëhej i famshëm në rrethinë. Njëherit, kjo hapësirë bëhet edhe qendër lidhëse gjatë luftës së Kosovës prej ku grumbulloheshin ndihmat për luftëtarët e lirisë, përcillej çdo ngjarje në vendlindje etj. Gjatë luftës në Kosovë prespanët u organizun shkëlqyeshëm dhe Prespa pranoi shumë refugjatë, njofton Shtegu.com. Në këtë periudhë të rëndë për shqiptarët, Abduramani u zgjodh arkëtar i fondit të shoqatës në Ilinois, për ndihmat që u dërguan në Prespë, për t`i përballuar fluksit të madh të refugjatëve nga Kosova.

Aktualisht, Abduramani është pronar i dy restoranteve „Alpine View Restorant“ dhe „Tavern On Clark“, të cilët janë lokale me renome dhe vizitohen nga emra të mëdhenj të jetës kulturore amerikane.

Në vitin 2017, vajza e tij Mirlinda e gjen fatin e jetës te një djalosh i zoti, me prejardhje po ashtu nga Kranji, i cili në SHBA kishte ardhur si fëmijë dyvjeçar, ndërsa është rritur në Detroit të Michiganit. Shkollën e mesme, Mirlinda e mbaroi në Belvidere High School, kurse Bachelorin e përfundoi në De Paul University në Chicago. Por, ajo nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi shkollimin deri në përfundimin e Masterit, të cilin e kreu në University of Toledo Ohio dhe tani, në ditëlindjen e saj të 25-të, është pranuar në dy universitete prestigjioze: Në Central Michigan dhe University of Toledo dhe Mirlinda zgjodhi që mjekësinë ta vazhdojë në University of Toledo. Nga një vogëlushe e këndshme, tani shqiptarët në SHBA po pasurohen edhe me një eksperte në fushën e shkencave biologjike, falë edhe përkrahjes së bashkëshortit Ferzulla Elmazit. Urojmë që sukseset e Mirlindës dhe gjeneratës së re të shqiptarëve përtej Atlantikut të mos ndalen asnjëherë, duke u bërë ambasadorët më të mirë të popullir shqiptar, për të bërë shumë krenarë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...