Policia austriake i frikësohet hakmarrjes së shqiptarëve dhe rusëve

92 Lexime

12:00:11               2017-11-22

 

 

 

Policia austriake është duke hetuar për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore pas zënkës në mes të rusëve dhe shqiptarëve. Ajo e ka përforcuar praninë e saj nga frika e hakmarrjes.

 

Dyshohet e pija alkoolike wodka ka mundur të jetë shkaku për zënkën e përgjakshme në lagjen St. Ruprecht të Klagenfurtit në Austri. Me këtë rast, të hënën e kaluar u plagosën gjithsej pesë persona.

 

Sipas njohurive fillestare, një shqiptar ka kërkuar wodtka në një lokal të menaxhuar nga një mysliman. Por, më kot. Gjatë kësaj është shkaktuar zënka me rusët.

 

Në fakt, bëhet fjalë për dy zënka me nga dy pjesëmarrës dhe dy të plagosur, shkruan „Kleine Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“. Njëri nga viktimat është plagosur me thikë, ndërsa tjetri me një dorezë të hekurt. Që të dy kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa njëri nga ta ende gjendet në spital. „Jemi duke hetuar për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore në dy raste“, ka deklaruar Richard Pikl, shefi i inspektorëve nga policia austriake. Tre persona të tjerë mund të jenë lënduar pas trazirave të mëtutjeshme në restorant.

 

Ende mbetet e paqartë se kush ka vepruar fillimisht: „Askush nuk dëshiron të tregojë për nxitësin“, vazhdon mëtutje Pikl. Hetimet janë tejet të vështira. „Bile edhe viktimat nuk dëshirojnë të thonë asgjë“. Rusi i plagosur është dashur të dërgohet në spital vetëm pasi plaga e tij nuk ka ndaluar duke rrjedhur gjak.

 

Pasi nuk përjashtohet mundësia e hakmarrjes midis grupeve, policia austriake e ka përforcuar praninë e saj. „Jemi duke dëshmuar se i kemi nën vëzhgim dhe rastin do ta sqarojmë deri në fund“, ka përfunduar Pikl. (Shtegu.com)