Poezi kushtuar shkollès mè tè famshme nè Maqedonine e Veriut

Date:

70 vjet Liria
Pese shtyllat e LIRISÈ
I
Më 44 bënë një shtëpi për dituri
E pagëzojnë me emrin Liri
Për të mësuar gjuhën e nanës
I përulemi Azem Maranës

II
Shtylla e dytë për dituri
Është Avni Zllatku burrë zotni
Printe me programe dhe me risi
Primarë për të ishte emri Liri

III
Për gjuhë të huaj ishte i pari
Me shumë dije e i qetë Ahmet Hajdari
Gjuhës frenge në libër ia gjetë rendin
Nga librat e tij mësohej në tërë vendin.

IV
Alush Hamidi poliedrik
U dëshmua në kulturë e etikë
Veprat e tij sa një mal
Ne e kujtojmë pa u ndalë.

V
Mentaz Allajbegu disiplina vetë
Sinonim i sportit zbulonte talentë
I bënte kampiona , i bënte me fletë
Krenohu Liri ,krenohu për jetë
Krenare qëndron sot e 70 vjet.

PS
Por jetë Lirisë i japin sot e 70 vjet
Arsimtarët dhe nxënësit
Lirinë e kanë shtëpi e kanë punë e kanë jetë
Veprat e tyre janë me pietet, janë me veprim të drejtë.

Reshat Kamberi
Shkup

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...