Në fillim të shkurtit të këtij viti, ishte përshkallëzura një mosmarrëveshje midis trafikantëve të lëndëve narkotike. Në fund njëri u la i shtrirë në tokë me një të shtënë në bark.
Në seancën gjyqësore të shkëmbimit të zjarrit në mesnatë në rrugën Büttnerstrasse (Vahrenwald), Gjykata Rajonale e Hanoverit dënoi të enjten sulmuesin Hamzeh D. (20) me 3,5 vjet burg për të mitur, për shkaktim të lëndimeve të rrezikshme trupore.
Për shkak të varësisë nga kokaina dhe kanabisit, adoleshenti vendoset në një klinikë rehabilitimi. Gjykatësi: „Duhet shumë energji kriminale për të zgjidhur mosmarrëveshjet si në Perëndimin e egër.“
Megjithatë, sulmuesi nuk kishte ndërmend të vriste skosovarin. Sipas gjykatës, ai vetëm ka dashur ta qëllojë në kofshë viktimën agresive Arif R. (24), por e ka huqur shënjestrën, informon portali Shtegu.
Plumbi ngeci në rruazën e tretë lumbale të viktimës, duke ia lënduar pankreasin dhe zorrën e hollë. Arif R. qëndroi larg gjykimit dhe nuk dha asnjë dëshmi.
Avokati i tij Pascal Ackermann: „Vendimi ishte tepër i butë“. Prokurori publik kishte kërkuar pesë vjet burg për tentativë vrasje.

