Të shtunën (18 korrik 2020), rreth orës 01.00 pas mesnate, është shkaktuar një zënkë në mes dy shtetasve kosovarë, në një parking në rrugën Kräzernstrasse në St. Gallen. Me këtë rast, një 31-vjeçar është plagosur rëndë me thikë. Autori i dyshuar 32-vjeçar fillimisht u arratis dhe më vonë u dorëzua në Policinë Kantonale të St.Gallenit, informon Shtegu.com.
Sipas hetimeve fillestare, ka lindur një mosmarrëveshje midis një 31-vjeçari dhe një 32-vjeçari kosovar. Ajo u përshkallëzua dhe 32-vjeçari e plagosi rëndë me thikë 31-vjeçarin. Pas kësaj, 32-vjeçari u arratis.
Viktima u dërgua në dhomën e urgjencës nga një palë e tretë dhe është dashur të operohet. Rreth një orë më vonë, 32-vjeçari u dorëzua në Policinë Kantonale të St. Gallenit e cila e arrestoi menjëherë.

