Pilotët gjermanë kanë të drejtë të refuzojnë fluturimin me persona të dëbuar nga Ballkani

38 Lexime

Disa shqiptarë në pritje pë tu dëbuar nga aeroporti i Düsseldorfit

 

 

 

18:34:25                 2017-12-05

 

 

 

 

Tashmë janë bërë të njohura shkaqet përse dështon një numër i madh i dëbimeve nga Gjermania. Një numër i konsiderueshëm i fluturimeve nga krahina gjermane NRW dështon pasi në bordin e avionëve shkaktohen trazira nga azilkërkuesit e kthyer, apo pasi pilotët refuzojnë të fluturojnë.

Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti, nga aeroporti i Düsseldorfit janë ndërprerë 40 dëbime, pasi pilotët apo agjencitë e tyre kanë refuzuar të fluturojnë me pasagjerët e prekur. Në aeroprotin Köln/Bonn janë paraqitur tre raste, ndërsa në gjithë Gjermaninë janë regjistruar 222 ndërprerje të dëbimeve nga vetë pilotët.

 

Në 19 raste janë anuluar dëbimet nga aeroporti i Düsseldorfit, pasi janë shkaktuar „shqetësime mjekësore“ (në Gjermani gjithsej: 87).

Në aeroportin e Köln/Bonn kanë dështuar nëntë raste dëbimi, pasi personat e prekur kanë shfaqur rezistencë masive në bordin e avionit. Në Düsseldorf ka pasur dy raste, ndërsa në tërë vendin 311 persona i kanë shpëtuar dëbimit pas rezistencës masive.

 

Sipas një statistike të „Bild“ në krahinën NRW, më 30 shtator janë regjistruar 72.090 persona që është dashur të dëbohen. Prej tyre 51.723 i kanë shpëtuar dëbimit, ndërsa 20.367 duhet të largohen nga territori gjerman.

Shumicën e atyre që duhet të largohen nga Gjermania e përbëjnë serbët (10,5%), shqiptarët (10%), kosovarë (6,6%), maqedonasit (6,5%) dhe afganët (3,7%). Nga muaji janar e deri në shtator, nga aeroporti i Düsseldorfit janë dëbuar 3.785 persona, ndërsa nga Köln/Bonn 174, përcjellë „Shtegu.com“. Sipas një statistike qeveritare, në këtë periudhë janë shpenzuar 3.9 milionë euro për sigurinë e shoqërimit gjatë masave të dëbimit.

 

Vendimin përfundimtar për fluturim me persona të këtillë, e sjellë kapiteni i fluturimit. Gjatë shkaktimit të trazirave të dhunshme nga personat që dëbohen, apo gjatë sjelljes jo të hijshme të personave të cilët i pengojnë udhëtarët e tjerë, kapiteni i fluturimit ka të drejtë ta refuzojë fluturimin. (Shtegu.com)