15:49:34 2017-12-05
Një shtetas maqedonas ka jetuar 25 vite në Zvicër. Gjatë kësaj periudhe, ai ka grumbulluar mbi supet e vet disa qindra mijëra franga zvicerane. Autoritetet e migirmit nga Kantoni i Thurgaut, sipas një vendimi të fundit gjyqësor të Gjykatës federale zvicerane, me të drejtë ia kanë marrë lejeqëndrimin e rregullt zviceran.
Aktualisht, shtetasi 48-vjeçar maqedonas, në Zvicër ka ardhur tek bashkëshortja e vet, në vitin 1992 në kuadër të bashkimit familjar dhe duke u pajisur me një lejeqëndrim të rregullt. Çifti bashkëshortor ka një vajzë të rritur. Në vitin 2002, shtetasi maqedonas për herë të parë mori vërejtje, pasi kishte rënë në konflikt me ligjin. Për shkak të dispozitave të tjera ligjore dhe 23 urdhërpagesave për gjithsej 180.000 frangave, autorietetet e migrimit i dhanë për herë të dytë vërejtje në vitin 2010.
Por, këto vërejtje si duket nuk ndikuan aspak. Për shkak të veprave të shumta të mashtrimit, keqmenaxhimit, dështimit për të kontabilitetit, falsifikimit dhe mashtrimit tatimor, në nëntor të 2014, Gjykata rajonale në Kreuzlingen e dënoi me një gjobë në të holla për 50 ditë me nga 30 franga, si dhe dënim prej 200 frangash. Si rrjedhojë e gjithë kësaj, Enti i migrimit i Kantonit Thurgau ia mori atij lejeqëndrimin e rregullt, duke e obliguar që të largohet nga territori zviceran.
Sikurse Minsitria zvicerane e Drejtësisë dhe Sigurisë, poashtu edhe Gjykata administrative e Kantonit Thurgau e mbështetën vendimin e Entit të migrimit. Në të njëjtën kohë, u bë publike se ai kishte tentuar të kontrabandojë cigare nga Insbrucku i Austrisë në një vlerë prej rreth 25 mijë eurosh, shkruan „Tagblatt“, përcjellë „Shtegu.com“. Në këtë procedurë, Administrata doganore federale zvicerane e kishte ngarkuar me tatim prej 102.000 frangash, por kjo procedurë ende nuk ka përfunduar.
Tashmë, Gjykata federale zvicerane e ka arsyetuar marrjen e lejeqëndrimit të rregullt të shtetasit maqedonas dhe largimin nga territori zviceran, për shkak të gjendjes së mjerë financiare. Sipas regjistrit përmbarues nga muaji mars 2016, atij i janë regjistruar gjithsej 406.000 franga fatura të papaguara, me rreth 42 lëndë për shlyerje të borxhit me mbi 192.000 franga borxh.
Sipas vlerësimeve të gjyktësve në Lozanë, vendimi i fundit është i arsyeshëm dhe nuk e shkel të drejtën familjare të shtetasit maqedonas, pasi e bija e tij është e moshës madhore, ndërsa shoqërimi i bashkëshortes në Maqedoni është i paarsyeshëm. Çifti në Maqedoni ka një pronë në Maqedoni dhe bashkëshorti është i përfshirë financiarisht në shoqërinë maqedonase. (Shtegu.com)

