PËRVJEDHJE GABIMI NË ARTIKULLIN „Mjeku shqiptar nga Maqedonia, shpresa e shëndetësisë gjermane“
23:16:35 2017-12-01
Në artikullin me titull „Mjeku shqiptar nga Maqedonia, shpresa e shëndetësisë gjermane“ që është përshtatur nga „Shtegu.com“, është përvjedhur një gabim në të cilin thuhet:
„Një vit si „mjek në specializim“ Besmiri tashmë e ka kryer, edhe katër të tjerë i ka pas, deri në diplomimin e tij si mjek specialist – internist: „Kjo është dëshira ime e madhe“, potencon ai. Bashkëshortja e tij është mjeke laborante, ata ishin njoftuar gjatë studimeve në Tiranë.“
DUHET TË QËNDROJË:
„Besmiri tashmë është duke e përfunduar vitin e fundit të specializimit, deri në diplomimin e tij si mjek specialist – internist: „Kjo është dëshira ime e madhe“, potencon ai. Bashkëshortja e tij gjithashtu ka gjetur një vend specializimi për mjeke laborante dhe gjithashtu është në vitin e fundit të specializimit, ata ishin njoftuar gjatë studimeve në Tiranë.“
Besmirit i kërkojmë falje publike dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në profesionin e vet.
Nga Redaksia