Përplasje e fortë mes BMW-ve, dëmi 40 mijë franga

Date:

 

10:56:07               2019-05-17

 

 

 

Të enjten, një aksident ka shkaktuar probleme në trafik, në relaconin në mes Dottikon dhe Mägenëil në Zvicër. Aksidenti shkaktoi dëme materiale prej rreth 40,000 frangash zvicerane. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Mëngjesin e së enjtes, më 16 maj 2019, rreth orës 07.00, në Dottikerstrasse në Othmarsingen, ka ndodhur një aksident trafiku me tre automjete. Një zviceran 26-vjeçar po e ngiste BMW-në e tij nga Dottikoni në drejtim të Mägenwil, shkrujna mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Pastaj ai ka dashur të kthejë në të majtë në një rrugë tjetër, por nuk arriti të vërente BMW X5, të drejtuar nga një kosovar 23-vjeçar, që po vinte nga Othmarsingeni. veturat u përplasën fortë me njëra-tjetrën, ndërsa X5-shja doli nga rruga. Nga përplasja e fuqishme, u dëmtua lehtë edhe një veturë tjetër Mitsubishi që po vinte pas.

Vozitësi i saj u ankua për probleme të vogla dhe është përkujdesur nga ambulanca. Dëmi material ka tejkaluar shumën prej 40,000 franga, informon Shtegu.com. Gjatë këtij aksidenti, ka pasur pengesa në trafik.

Policia Kantonale e ka denoncuar shkaktarin 26-vjeçar të aksidentit në Freiamt.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...