Aksident i lehtë për shtetasin nga Kosova, por do t`i kushtojë shtrenjtë

Date:

15:32:44               2019-05-16

 

 

Të mërkurën, më 15 maj 2019, një shqiptar 26-vjeçar si duket po ngutej pak më shpejt. Rreth orës 15.00, ai po qarkullonte në rrugën „Werkstrasse“ në Dagmersellen të Zvicrës.

Para se të hynte në rrugën „Industriestrasse“ e cila ishte primare, ai e futi veturën në marshin e parë, i dha gaz sa që mundi dhe startoi ashpër, shkruajnë mediat zvicerane, njofton Shtegu.com. Me rrotat që pothuajse po i silleshin në vend, ai u kthye drejt në Industriestrasse pa i kushtuar vëmendje sinjalit të ndaluar. Për shkak të forcës centrifugale, vetura doli në korsinë e kundërt, ku u përplas me një kamion të ngarkuar me 7800 kilogramë kremë. Mes veturës së kosovarit dhe dhe u shkaktua një përplasje frontale.

Vozitësi 26-vjeçar nga Kosova, është dashur të dërgohej në spital me lëndime të vogla, ndërsa vozitësi portugez i kamionit ka kaluar pa ndonjë lëndim. Aksidenti rezultoi me një dëm të përgjithshëm prej rreth 15,000 frangash zvicerane.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...