Përpjekjet sizifiane të mësuesit gjerman për ta rikthyer familjen shqiptare në Gjermani

Date:

13:46:22                2018-03-02

 

 

„Kur më bie ndërmend për të dy fëmijët, të cilëve u është shkatërruar jeta, atëherë më vie të vjellë“. Kështu përfundon një e-mail i mësuesit gjerman Peter Welinskyt, me të cilin ai informon për përpjekjet për të rikthyer në Gjermani familjen shqiptare Muqiqi-Pajaziti nga Kosova.

Familja shqiptare, e përbërë nga nëna Mimoza, babai Liridoni, vajza Vanesa dhe i biri Reisi, pak para festave të fundivitit i ishte mënjanuar dëbimit nga Gjermania, duke u kthyer vullnetarisht në Kosovë. Mimoza Muqiqi sapo kishte përfunduar një vit vullnetar social në rezidencën e të moshuarve në Emilienpark dhe nga shtatori kishte edhe një praktikë në horizont.

Ende mbetet e paqartë nëse do të realizohet aq shpejtë „rikthimi i kthimit“ të familjes shqiptare. Kjo, për shkak se familja nga Kosova ka jetuar si azilkërkues në Gjermani dhe vizën për punë mund ta fitojë vetëm pas 24 muajsh nga ky afat. „Për fëmijët, kjo është një periudhë shumë e gjatë“, ka deklaruar të mërkurën për „BZ“, Peter Welinsky, njofton Shtegu.com.

Mësuesi gjerman kishte krijuar një lidhje të ngushtë me familjen shqiptare, por në kujtim të posaçëm i ka mbetur vajza shtatëvjeçare Rinesa. „Ajo është një vajzë shumë e talentuar, e cila pa kurrfarë problemi do të mund të studionte në dhjetë vitet e ardhshëm“. Nëna Mimoza e flet rrjedhshëm gjuhën gjermane dhe për shkak të mungesës së infermiereve në Gjermani, pajisja me një vizë pune është e pakuptimtë. Një vlerësim të tillë e ka edhe Partia FDP, e cila momentalisht është duke u angazhuar për Ligjin e migrimit, shkruan deputeti i saj Christoph Hoffmann. Për rastin në fjalë, ai ishte njoftuar nga Tilo Levante, kryebashkiaku nga radhët e FDP-së, i cili i ka kërkuar edhe ndihmë.

Mësuesi Welinsky i është drejtuar edhe kryeminstrit të Baden-Württembergut, Winfried Kretschmann duke ia përshkruar rastin. Të shtunën e kaluar ai e ka pranuar përgjigjen, me të cilën ai e falënderon mësuesin për angazhimin e tij. Kërkesa e tij për kthimin e familjes shqiptare është refuzuar nga Qeveria federale gjermane. „Qeveria dhe Landi ia hedhin fajin njëri-tjetrit“, ka përfunduar Welinsky. Ai gjithashtu ka kontaktuar edhe Komunën Chrischona me shpresë se përmes kësaj mënyre do të arrijë diäça për familjen shqiptare. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...