Përmes „Qëndrimi Trans“, Zvicra pasqyrohet në Kosovë
17:09:06 2019-09-03
Janë të shumta kërkesat e bashkatdhetarëve tanë që me çdo kusht të dërgojnë pako në vendlindje, në mënyrë që të ndihmojnë bashkëkombasit e tyre, apo edhe të investojnë atje, nga fitimi që po e realizojnë në Zvicër. Për transportin e tyre përkujdeset sipërmarrja „Qëndrimi Trans“ nga Berna e Zvicrës, e cila deri më tani ka realizuar transportin e qindra mijëra tonelatave të mallrave, të cilat janë vendosur në Kosovë e më gjerë. Në një takim rasti, redaksia e „Shtegu.com“ ka vizituar „Qëndrimi Trans„, me ç` rast është mahnitur nga aktiviteti i kësaj sipërmarrjeje. „Në çdo mënyrë përpiqemi që të jemi të saktë në transportin e mallrave, të kujdesshëm për gjendjen e tyre (ashtu siç i pranojmë, ashtu edhe i dorëzojmë), për të mos i dëshpëruar klientët tanë, duke marrë parasysh barrierat dhe procedurat e ashpra ndërkufitare“, ka pohuar për „Shtegu.com“ pronari i saj, Islam Ramadani. Vërtetë një punë shumë e mundimshme dhe e rëndë, pasi kërkohet një angazhim shumë i madh dhe flijues. Fillimisht duhet përkujdesur që të sigurohet automjeti bartës, i cili duhet të kalojë disa kufinj për të arritur në Zvicër, në një vend ku në çdo çast ekziston rreziku i kontrollit të ashpër policor të gjendjes së automjetit, gjë të cilën pronarët e automjeteve transportuese nga Ballkani nuk e marrin shumë serioz. Sidoqoftë, „Qëndrimi Trans“ është bërë një emër që simbolizon ngrohtësi nga vendlindja.
Sipërmarrja në fjalë, ka disa të punësuar në qendrën e saj në Zvicër, ndërsa në përfaqësinë e saj në Kosovë janë ta angazhuar dhjetëra punëtorë, të cilët punën e tyre e kryejnë me përkushtim maksimal. Një simpati të veçantë, zoteri Ramadani ka për dërgesat e personave me nevoja të veçanta, të cilat ai i bën falas.
Përkundër biznesit të vet me transportin e mallrave, Islam Ramadani nuk qëndron duarkryq edhe në aktivitetin e jetës së shqiptarëve në diasporë. Ai është ndër të parët që i bashkoi shqiptarët e Bernës nën ombrellën e Klubit futbollistik FC Prishtina, nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, i cili tashmë është bërë një fole e vërtetë e brezave të rinj, të cilët janë duke garuar me sukses të madh në Ligën e dytë rajonale të Bernës. Përndryshe, ai është sponzor i rregullt i ekipit.