Ja çfarë thotë imami shqiptar nga Maqedonia për ndalesën e notit të fëmijëve nëpër shkollat zvicerane

37 Lexime

15:32:21                2017-01-15

 

 

 
Një prind mysliman është paditur nga autoritetet shkollore, pasi nuk ka pranuar të dërgojë vajzën e vet në mësim noti. Tërësisht e panevojshme, është i mendimit imami shqiptar.

 

 

 

 

Babai i cili edhe personalisht ka vijuar mësimin në Kreuzlingen, ishte vënë në dilemë se nëse e dërgon të bijën në mësim noti, nuk do të shkojë në parajsë.

 

 

 

 

Por, atij i kundërvihet imami shqiptar në Kreuzlingen dhe njëherit, teologu i njohur nga Maqedonia, Rehan Neziri: „Vetëm nëse fëmijët e vijojnë mësimin e notit, askujt nuk do t`i mohohet hyrja në parajsë“, ka pohuar ai. „Profeti Muhamed në një hadith ka shkruar se prindërit janë të obliguar t`i mësojnë fëmijët e vet që të shkruajnë, lexojnë, si dhe të notojnë e të kalurojnë“, ka pohuar imami Rehan Neziri për „Tagblatt“, njofton „Shtegu.com“. Pra, për myslimanët nuk ekzistojnë arsye që ta kundërshtojnë mësimin e notit nëpër shkollat zvicerane. „Natyrisht se ky veprim nuk është ndonjë mëkat dhe prindërit nuk do të shkojnë në ferr“.

 

 

 

Rregulli që fëmijët të ndahen sipas gjinisë, sipas imamit shqiptar, vlen nga mosha e pubertetit. „Mësimi i notit nëpër shkolla fillore pra nuk mund të jetë problematik“, ka përfunduar imami shqiptar, pasi edhe personalisht ka negocuar me sukses.