Përmes dosjeve, Valentina njoftohet me rrëfimet e të siguruarve pa i njohur fare

Date:

Valentina Kastrati, udhëheqëse e ekipit të fondit të papunësisë në Sindikatën Unia: „Çdo dosje tregon një histori të ndryshme të jetës“

Valentina Kastrati është një udhëheqëse e ekipit në fondin e papunësisë në Unia. Në dosjet e saj të sigurimeve ajo jo vetëm që sheh numra, por edhe njerëzit prapa tyre.

„Unë jam një fëmijë Unia-s!“, thotë Valentina Kastrati (27). Babai i saj dikur ishte punëtor stinor në ndërtimtari. Dhe që nga vitet 1990, është një sindikalist i zellshëm. Së pari në organizatat paraardhëse të Unia-s, pastaj si sekretar i Unia për rajonin e Bernit Oberaargau-Emmental. Valentina: „Kjo është arsyeja përse unë e njoh Unia që kur ekziston“. Puna sindikale në shtëpinë e saj ishte një temë e zakonshme. Dhe kështu kishte kuptim të trokisnit te Unia përderisa kërkohej ndonjë praktikë. Valentina: „Fakti që atëherë isha në gjendje të përfundoja shkollimin tim  ne administratë në të njëjtin seksion me babanë tim, ishte i veçantë“. Nuk ishte gjithmonë e lehtë – babai dhe vajza në të njëjtin vend të punës. Por ata e koordinuan mirë. Gjatë shkollimit  së saj, Valentina gjithashtu u njoh edhe me fondin e papunësisë në Unia. Është fondi më i madh zviceran i sigurimit të papunësisë. „Që atëherë, unë e shijoja këtë punë“.

 

Pasi përfundoi shkollimin në administrate , Valentina filloi punën e saj në fondin e papunësisë të Sindikatës Unia në Bernë. Fillimisht si nëpunëse. Ajo ka qenë zëvendësmenaxhere e faqes që nga viti 2018. Valentina thotë: „Mendoj se ende është njëlloj sikur që ishte gjashtë vjet më parë kur fillova këtu“. Gjithashtu edhe se ajo është zhvilluar më tej dhe ka marrë detyra të reja gjatë kësaj kohe. Ajo filloi si një nëpunëse, për të cilën ajo bëri një trajnim intern në vitin e parë e gjysmë, dhe më pas vazhdoi arsimin e saj për t’u bërë një specialiste me certfikatë federale të sigurimeve shoqërore. Një pjesë e rëndësishme e punës është testi i të drejtës. Ai fillon kur dikush regjistrohet në qendrën rajonale të punësimit (RAV) dhe zgjedh fondin e papunësisë te Unia-s. Ajo pastaj plotëson dosjet, kontrollon të drejtën për përfitime të papunësisë, llogarit fitimet e siguruara, kontrollon nëse ka ndonjë ditë pezullimi dhe bën pagesa mujore.

 

Valentina Kastrati e pëlqen punën e saj sepse është shumë e larmishme. Asnjë rast me tjetrin nuk mund të krahasohet. „Çdo dosje tregon një rrëfim të ndryshëm të jetës“. Në ekip, ata i kanë ndarë dosjet sipas alfabetit të emrave të të siguruarve. Po që se ajo kujdeset për dosjen e ndonjë të siguruari për një periudhë të caktuar kohe, atëherë ajo fiton ndjenjën se i njeh njerëzit edhe pse nuk i ka takuar kurrë.

 

Valentina drejton një ekip prej katër të punësuarve. Ajo i mbështet në pyetje teknike, por edhe në situata të vështira. Valentina: «Kemi një punë shumë të përgjegjshme mbi supe. Të siguruarit varen nga njohuritë tona të specializuara. Ata besojnë se ne do ta bëjmë punën tonë me njohuri dhe besim sa më të mirë dhe gjithashtu me një shpejtësi të caktuar, në mënyrë që ata të marrin paratë e tyre në kohë“. Sepse ai që jeton nga paga, nuk mund të pres javë të tëra për të pagesën e mëditjeve.

 

Shumica dërrmuese e të siguruarve janë të sjellshëm. Por ka edhe situata shqetësuese në të cilat njerëzit janë të trishtuar ose të zemëruar. Shumicën e kohës këta janë njerëz që nuk dinë çfarë të bëjnë, sepse nuk mund të paguajnë më qira, sigurim dhe ushqim dhe ende duhet të presin përfitimet e papunësisë,. Valentina: „Ballafaqimi me këto raste është pjesë e punës sonë“. Kurdoherë që është e mundur, ata përpiqen të jenë me disponim të mirë. Por duart e tyre shpesh janë të lidhura sepse duhet t’i binden ligjit. “Në fillim nuk mund ta bëja këtë, pasi këto raste më godisnin drejt e në zemër dhe në shpirtin tim. Por pastaj mësova të mbrohem”. Për fat të mirë, trajtimi i këtyre situatave të vështira është gjithashtu pjesë e trajnimit. „Ne patëm një kurs komunikimi në të cilin mësuam se si të sillemi me njerëzit në sportel dhe në telefon që vijnë tek ne me emocione të forta“.

 

Muajt ​​e kaluar të krizës së koronavirusit gjithashtu ishin emocionuese. „Nga një ditë në ditën tjetër, na duhej të delegonim tre nga gjithsej pesëmbëdhjetë bashkëpunëtorëve për të përpunuar aplikime për punë me orar të shkurtër“. Për shkak të koronavirusit, ata tani kanë tre bashkëpunëtorë të rinj në ekip. Sepse deri më tani numri i aplikimeve po menaxhohet në përpikmëri. Por priten më shumë valë të pushimeve nga puna. Prandaj, ata duhet të përgatiten për faktin se papunësia në muajt e ardhshëm do të rritet.

 

Valentina Kastrati punonte nga shtëpia gjatë masave të ndërmarra. Por kjo nuk është aspak shprehia e saj, ajo thotë se i kanë munguar kontaktet me kolegët e saj në zyrë. „Kur më në fund m`u lejua të kthehesha në zyrë më 9 qershor, për mua lindi sërish dielli“.

 

Valentina Kastrati (27) u rrit në Langnau të Emmentalit. Sot ajo jeton me bashkëshortin e saj në Zollikofen të Bernës. Në kohën e saj të lirë, ajo kalon sa më shumë kohë të jetë e mundur me familjen dhe miqtë e saj. Për t’u çlodhur, asaj i pëlqen të gatuajë dhe eksperimentimi është pjesë e saj. Valentina Kastrati është anëtare e Unia.

 

Para koronavirusit, ajo udhëtonte në Kosovë, ku jeton një pjesë e familjes së saj, deri në pesë herë në vit. Valentina: „Unë zakonisht shkoja një herë për një kohë të gjatë, psh dy deri në tri javë, dhe pastaj për disa ditë“. Por, për herë të fundit ajo ishte në shtator të vitit 2019. „Kjo është një periudhë e ashpër“.

 

Puna mund të mos jetë jeta e saj, por është një pjesë shumë e rëndësishme e saj, thotë Valentina Kastrati. „Puna ime më jep stabilitet“. Kjo është arsyeja pse ajo nuk mund ta imagjinonte të punonte më pak se njëqind për qind. Vetëm kur të bëhet nënë, ajo do të dëshirojë ta reduktojë. Por të ndalojë me punë? „Padyshim se kurrë!“.

E huazuar nga shtypi i sindikatave Work, 18.09.2020 , https://www.workzeitung.ch/kategorie/kolumnen/worktag/

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...