Përkundër lirimit të masave, infeksionet e reja po zvogëlohen në Zvicër

70 Lexime

Megjithëse jeta publike në Zvicër është pothuajse përsëri në normale, nuk ka më infektim madh të personave me koronavirusin. Vetëm se problemi është që askush nuk e di përse.
Kanë kaluar dy javë që kur jeta në Zvicër u kthye diçka si në normalitet: Më 11 maj, dyqanet u lejuan të hapen përsëri, fëmijët përsëri filluan të vijojnë mësimin nëpër shkolla dhe birra në mbrëmje nëpër restorantet ka mundur të shijohet sërish, shkruan „Blick“. Dhe pas tetë javësh në katër muret e tyre, zviceranët tani po e shijojnë qartë lirinë e fituar sërish: Kafenetë janë përplot, tregjet të vizituara mirë dhe zonat për rekreacion lokal janë përmbytur.

Si rezlultat i kësaj, Qeveria federale zvicerane kishte supozuar se numri i njerëzve të infektuar rishtas me koronavirus do të rritej, pasi po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të zbatuar rregullat e distancës që ende zbatohen.

Infeksionet e reja po zvogëlohen – por përse?

Mirëpo, ndodhi e kundërta. Përderisa Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) më 11 maj raportoi 46 infeksione të reja, dhjetë ditë më vonë, më 25 maj ishin vetëm 10. Një arsye më shumë për t`u gëzuar – sepse kjo do të sjellë lehtësim të mëtejshëm brenda mundësive, informon Shtegu.com. Për rregullin pesë (sipas të cilit vetëm pesë njerëz mund të mblidhen në hapësirë publike) do të vendoset në Këshillin federal të mërkurën. Dhe Daniel Koch (65), Mister Korona i BAG, është pothuajse këmbëngulës dhe madje premton ndeshje futbolli me një audiencë për muajin korrik.

Po, edhe ai është i lumtur. Por, ai gjithashtu nuk është i sigurt nëse numri i rënies së të infektuarve është për shkak të rekomandimeve të tij. „Nuk e dimë saktësisht se çfarë e solli këtë“, tha ai në një konferencë javore për media, në një pyetje të „Blick“. Nëse hapat lehtësues do të kishin çuar në një rritje të numrit të infeksioneve, do të shihej që tani – se periudha e inkubacionit për koronavirusin është maksimum 14 ditë. Por nuk është kështu.
Por sipas Koch, kthesa epidemiologjike – rrjedha e një pandemie si korona – ndikohet nga shumë faktorë: Vetë virusi, sjellja e popullatës, masat e marra nga autoritetet dhe madje edhe stina. „Zakonisht ekziston një sezonalitet për sëmundjet e transmetueshme të frymëmarrjes“, thotë Koch, përcjell Shtegu.com.

Në të vërtetë: viruset e gripit janë në qarkullim në këtë vend, veçanërisht në dimër. Sepse ata mbijetojnë më mirë në temperaturat e ftohta dhe për shembull, pak rrezet e diellit. Dhe për shkak se në dimër rrihet më tepër brenda, infektimi është më i lehtë.

Ndoshta, sipas Koch, ky është edhe rasti i koronavirusit. „Por ne do ta dimë vetëm pas disa vitesh“. Çfarë është e sigurt, megjithatë, është se aktualisht nuk ka viruse të tjera që shkaktojnë simptoma të gripit, përveç koronavirusit. Dhe kjo është arsyeja përse është më e lehtë të gjenden rastet e koronavirusit: Ata që tani kolliten dhe kanë ethe, kanë shumë të ngjarë të infektohen nga koronavirusit.

Dhe kjo e bën më të lehtë gjurmimin e kontaktit – gjurmimi i zinxhirëve të infeksionit nga kantonet. Kjo mund të shpjegohet mirë duke përdorur shembullin e kantonit të Lucernit: Aktualisht 14 persona të infektuar janë në izolim dhe 12 persona që kanë pasur kontakt të ngushtë me një nga të infektuarit, janë në karantinë. Kështu që vështirë se mund të infektoni ndokend.

Rastësisht, Mister Korona supozon se numri i infektimeve të reja në Zvicër do të vazhdojë të ulet. Përse, as ai personalisht nuk mund ta thotë.