Pas disa akuzave që i janë bërë kryebashkiakut të Zelenikovës, Borçe Gievski në lidhje me injorimin e vendbanimeve shqiptare të Karshiakës, të cilët po jetojnë në kushte nga më të rëndat në Europë, në një postim të tij në Facebook, ai ka reaguar duke u munduar ta fshehë realitetin me premtimet e tij shterpë. Nga burime të sigurta e tepër të besueshme të „Shtegu.com“, merret vesh se rrugën për në fshatin Dobrinë të kësaj komune e kanë shtruar nga sipërmarrja „Beta Market“, edhe ate duke e shkurtuar dhe me involvimin e një buldozeri, ndërsa komuna aspak nuk u ka ndihmuar. Fshatarët e kësaj ane e kanë rregulluar rrugën me vetkontribut. Fotot e publikuara të kryebashkiakut se kinse i ka shtruar rrugët, janë vetëm të një pjese në afësri të komunës, sa për t`u munduar t`i bindë fshatarët se po punohet në këtë drejtim dhe sa për t`ua marr përsëri votat.
Nga ana tjetër, ky kryebashkiak ka vepruar me dinakëri edhe kur bëhet fjalë për përkrahejn e arsimit në këto treva. Në Shkollën Fillore „Marko Cepenkov“ në të cilën tangojnë edhe shkollat rajonale të disa fshatrave shqiptare, ai ka zbatuar një padrejtësi të madhe sa i përket punës në dy grupe të mësimdhënësve për shkak të pandemisë. Meret vesh se ai i ka paguar mësimdhënësit maqedonas, ndërsa pagesa për mësimdhënësit shqiptarë është zhdukur. Padyshim një ndarje në baza nacionale që nuk është hera e parë e zbatuar nga kjo komunë.
Pas kërkesës me shkrim të mësimdhënësve shqiptarë, atyre me gojë u është thënë se kjo pagesë nuk u takon pasi ata kinse kanë kërkuar që personalisht të punojnë në dy grupe. Një gënjeshtër e kulluar, pasi ekzistojnë fakte se drejtoria i ka ndarë këto grupe, pasi klasat janë të vogla, ndërsa numri i nxënësve i madh.


