Përdorën disa identitete të rremë në Austri, arrestohen katër verimaqedonas
17:55:31 2019-07-13
Policia austriake e të huajve, u ka rënë në gjurmë katër verimaqedonasve, të cilët kanë falsifikuar identitete të rreme.
Në fillim të korrikut, policia austriake e të huajve kreu një kontroll te dy verimaqedonas, të moshës 23 dhe 46 vjeçare. Më i riu u tregoi zyrtarëve një letërnjoftim të rremë bullgar. Më i moshuari ka mundur të identifikohej vetëm me një kartelë elektronike E-card, me një emër të rremë. Në kontrollin e mëtejshëm të banesës së tij, 46-vjeçari i tregoi policisë edhe një letërnjoftim me emër tjetër të rremë. Policia pastaj kontrolloi dy shokët e tij verimaqedonas, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Ata u dhanë zyrtarëve një dokument të rremë sllovak dhe një pasaportë të rreme bullgare. Më në fund, 45-vjeçari ua tregoi pasaportat e vërteta të katër verimaqedonasve.
Të akuzuarit nga Ried janë arrestuan përkohësisht. Ata kanë qenë të lajmëruar me emra të rremë dhe kombësi të rreme, ndërsa ishin të punësuar në një kompani ndërtimi. Që të katër kishin nga një kartë elektronike të rreme. Ata gjithashtu thuhet se kanë hapur llogari bankare nën identitete të rremë. Të gjithë pjesëmarrësit deklaruan se ata përdorën dokumentet e falsifikuara vetëm sa për të punuar në Austri.