Për të mos u zhdukur, fshati zviceran paguan 20 mijë franga për çdo fëmijë

Date:

Fshati Quinten në Zvicër është një destinacion i dëshiruar. Por vështirë se dikush gjatë gjithë vitit jeton atje. Tani bashkësia është duke luftuar për ruajtur jetën e fshatit – me para.
Quinten am ëalensee është i njohur për klimën e tij të këndshme. Për shkak se fshati i St. Gallenit është në anën me diell të liqenit, madje këtu rritet edhe kivi.

Ndokush do të mendonte: Vend ideal për banim me familje. Por ka një pengesë: Nëse doni të shkoni në Quinten, duhet të merrni anijen – kalimi nga e kundërta Murg SG zgjat dhjetë minuta. Nuk ka rrugë veturash, vetëm një shteg për shëtitje. Shëtitja për në Walenstadt SG zgjat dy orë e gjysmë.

Nuk është çudi që atje jetojnë gjithnjë e më pak njerëz gjatë gjithë vitit, shkruan „Blick“. 100 vjet më parë kishte mbi 200 banorë, në vitin 2004 kishte vetëm 56 banorë, ndërsa sot Quinten ka pak më pak se 40 banorë.

Por ata po i rezistojnë këtij zhvillimi: Ata themeluan fondacionin „Quinten po frymon“. Joel Schmid (53) gazetarëve u tregon një shtëpi në qendër të fshatit që është mbi 100 vjeç dhe aktualisht është duke u rinovuar plotësisht. Në pjesën e poshtme të katër kateve ka një pijetore me një dyqan të vogël suveniresh dhe një hotel me pesë dhoma. Dy apartamente të mëdha familjare do të vendosen në dy katet e para.

600 franga në muaj për një familje prej pesë vetash

Në mënyrë që familjet të transferohen në të vërtetë në Quinten, fondacioni „Quinten po frymon“ ka bërë një ofertë tërheqëse: „Për secilin fëmijë, ne paguajmë 200 franga në muaj“, premton Joel Schmid. Një familjeje prej pesë anëtarësh, kjo do t`i mundësonte një shtesë prej 600 frangash. Fondacioni paguan deri në 20,000 franga për fëmijë deri në moshën 20-vjeçare. Ai është duke investuar 2.5 milionë në rinovimin e shtëpive, ndërsa në dispozicion mbeten fonde shtesë për familjet e reja.

Bashkësia dëshiron ta shpëtojë fshatin nga zhdukja. „Ne duhet ta marrim kontrollin në duart tona“, thotë Schmid, i cili vjen nga Chur dhe u transferua në Quinten disa vjet më parë, informon Shtegu.com. „Në mbrëmje shikoj në anën tjetër të liqenit – nuk ka asgjë më relaksuese“, entuziazmon ai. Politikisht, Quinten i përket lagjeve në anën e kundërt të liqenit. Banorët e Quinten jo gjithmonë ndjehen të marrë seriozisht nga pala tjetër.

Interneti vetëm përmes rrjetit mobil 4G

Ndër të tjera, ata janë duke luftuar për marrjen e dorëzimit të postës. Një kabllo bakri që duhet të lidhë komunitetin me Internetin është i dëmtuar, pasi Quinten është i lidhur me internet vetëm përmes rrjetit mobil 4G. „Gjatë komunikacionit tëfrekuentuar në anën tjetër të liqenit, e-banking këtu është shumë i ngadalshëm“, thotë Joel Schmid. Nga vera e ardhshme, një antenë e re do të sjellë internet më të shpejtë.

Fondacioni po punon gjithashtu për një lidhje më të mirë të transportit publik – me taksi diellor: „Lidhja me anije gjithashtu duhet të garantohet në mbrëmjen e vonë – sot nuk është gjithmonë kështu“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...