I arsimuar në Zvicër, Vllaznim Xhiha po edkuon breza të rinj në Kosovë

Date:

Vllaznim Xhiha, i cili u rrit dhe fatin e tij e gjeti në Zvicër, u kthye në Kosovë dhe tani po investon në inkurajimin e talenteve të rinj.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më shumë se 35,000 kosovarë janë larguar nga Zvicra, për t’u kthyer më vonë në vend. Njëri prej tyre, Vllaznim Xhiha, i cili u rrit në Cyrih para se të bënte pasuri në Tiçino, investoi në inkurajimin e talenteve të rinj. Portret i një filantropi.

Vllaznim Xhiha, i lindur në vitin 1952, shkoi në shkollë në Zvicër, pastaj në EPFZ. Në vitin 1993, ai e krijoi një kompani të vogël Neëave, e specializuar në pajisjet e furnizimit me energji të pandërprerë, të cilat ai shiti në vitin 2012, për 170 milionë franga. Pas 25 vitesh në mërgim, ai më pas vendosi të kthehet në vendin ku krijoi fondacionin „Bonevet“, një emër që do të thotë bëjeni vetë ose bëje vet.

Qëllimi i tij: Të sigurojë trajnime për fëmijët dhe adoleshentët në programim, elektronikë dhe mekanikë. Sistemi shkollor i Kosovës është akoma i paplotë në këto fusha specifike. Është e rëndësishme të rinjve t’u jepet qasje në këto teknika. Ata janë inxhinierët dhe drejtuesit e së nesërmes, shpjegon Vllaznim Xhiha për „20 Minutes“, informon Shtegu.com.

Përveç mësimit të shkencës kompjuterike ose mekanikës, fondacioni ofron një kornizë për aktivitete të tjera, të tilla si lojëra logjike, lexim ose gjuhë mësimi. Ndërveprimi midis fëmijëve dhe zhvillimi i të menduarit kritik është gjithashtu pjesë e Bonevet. „Ne inkurajojmë zhvillimin e plotë të individit“, thotë filantropi.

Vllaznim Xhiha jo vetëm që mbështeti të rinjtë e vendit të tij. Si inxhinier i elektroteknikës, ai dha mësim në institutin teknologjik në Prishtinë dhe ndihmoi në ndërtimin e rrjetit të ujit në kryeqytetin e Kosovës.

„Në këtë vend mungojnë inxhinierë dhe teknikë efikase. Në Zvicër, kam mësuar shumë dhe njohuritë e mia dua t`i aplikoj ë Kosovë dhe t’ua transmetoj brezave të ardhshëm“, shpjegon ai.

Në fillimin e aktiviteteve të saj në 2015, Bonevet regjistroi 260 studentë. Në vitin 2018, kjo shifër arriti në 625. Gjithsej, më shumë se 5000 të rinj kanë marrë pjesë në projektet e ndryshme të institucionit që nga fillimi i tij. Qendra e parë u lansua në qytetin e vogël të Gjakovës. Një qendër tjetër në vitin 2017 në Prishtinë. Dy të tjera erdhën pas, njëra në Kaçanik dhe tjetra në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Konflikti i fundit në ish-Jugosllavi, lufta e Kosovës midis forcave serbe dhe guerilëve të pavarësisë së shqiptarëve kosovarë vrau më shumë se 13,000 persona në mes viteve 1998 dhe 1999. Ajo i detyroi 850,000 persona të iknin nga rajoni.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...