Pendarovski dhe Siljanovska me sytë kah shqiptarët

Date:

 
 

Kandidati për presidenti i partive në pushtet Stevo Pendarovski, pas përfundimit të procesit zgjedhor, në konferencë për shtyp, tha se ai ka marrë mbështetje nga qytetarët e gjitha etnive.

 

Pendarovski theksoi se në raundin e dytë për kryetar shteti zgjedhja do të jetë më e lehtë, pasi siç tha, dallimi mes tij dhe Siljanovskës tha se është i madh, percjell Fakte.

Stevo Pendarovski ju drejtua votuesve të Blerim Rekës dhe votuesve të pavendosur, duke kërkuar mbështetjen e tyre në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Mbështetja për mua ka qenë nga qytetarët e gjitha etnive. Koncepti jonë do të fitojë edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. Shumica e qytetarëve, u deklaruan se duan të shkojnë përpara. Votimi i sotëm ishte në frymë demokratike, pres që kështu të jetë edhe më 5 maj. Pres me padurim të fillojë punën si president, pasi në 10 vitet e kaluara shteti nuk ka pasur president. Zgjedhja në raundin e dytë do të jetë më e lehtë, pasi dallimi mes meje dhe Siljanovskës është i madh.

“Dua t’u drejtohem votuesve të Blerim Rekës dhe votuesve të pavendosur dhe të kërkoj mbështetjen e tyre. Koncepti progresiv duhet të vazhdojë që të jetojmë në stabilitet dhe shtet ekonomik. Do të bisedojmë për këtë edhe në dy javët e ardhshme”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndërsa, nga ana tjetër kandidati shqiptar për kryetar shteti në konferencë për shtyp tha se votat e tij nuk janë për tregti dhe se nuk do ta bëjë një gjë të tillë votat e qytetarëve.

Ndryshe, përveç Pendarovskit edhe Gordana Siljanovska shpreson në votat e qytetarëve që mbështetën Blerim Rekën në raundin e parë. /ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...