Pasi shpëtohet çifiti zviceran, „Blick“ prezanton dhjetë shqiptarët më të famshëm

47 Lexime

18:31:49                  2017-10-15

 

 

 

 

Pasi forcat shqiptare të emergjencës shpëtuan një çift zviceran nga rreziku, „Blick“-u zviceran në shenjë falënderimi ka publikuar listën e dhjetë shqiptarëve më të famshëm, të cilët duhet t`i dijë çdo zviceran.

 

 

1. Gjergj Kastrioti, „Skënderbeu“

Princi Gjergj Kastrioti, i quajtur Skëndëerbeu, është hero kombëtar shqiptar. Skënderbeu ishte njëri nga mbrojtësit e Europës krishtere nga Perandoria Osmane në shekullin 15. Ky titull iu dha bile edhe zyrtarisht nga Papa Kalisti III. Për 25 vite me radhë, nga 1442 e deri në vdekjen e Skënderbeut më 1468, ai mundi të gjitha ushtritë osmane edhe pse në numër masovikisht ishin më të mëdha. Skënderbeu ndikoi dukshëm në parandalimin e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Europë, duke iu dhënë italianëve më tepër kohë që të përgatiteshin, përcjellë „Shtegu.com“. Sukseset e tij ushtarake u përmendën edhe në një dokument të vitit 1469, ku thuhet se pa Skënderbeun Europa do të ketë pasur krejtësisht tjetër formë.

2. John dhe James Belushi

Vëllezërit Belushi, si fëmijë emigrantësh shqiptarë janë rritur në ëheaton, të shtetit federal amerikan Illinois. John, më i moshuari, ishte aktor dhe muzicient. Ai u bë i famshëm me paraqitjet e tij në „Saturday Night Live“ dhe këngën e tij „The Blues Brothers“. Filmi me të njëjtin emër ishte suksesi më i madh i tij, ndërsa vdiq në vitin 1982. Vëllai i tij më i ri, James Belushi ishte gjithashtu aktor, duke u paraqitur nëpër shumë filma, ndërsa për tetë vite me radhë, si prind familjar ka luajtur në serialin „Prapë ky Xhimi“. James Belushi nuk heziton të përmendë shpeshë prejardhjen e tij shqiptare dhe vendin e tij e viziton rregullisht.

3. Rita Ora

Rita Ora lindi në vitin 1990 në Prishtinë. Familja e saj emigroi për në Angli, ku ajo u zbulua nga muzicienti suedez Martin Terefe. Gjatë viteve të ardshme, sukseset u shtuan dukshëm. Me 19 vite ajo firmosi një marrëveshje me Jay-Zs Plattenlabel Roc Nation, duke punuar me yjet si Drake, Kanye West dhe Tinie Tempah.

4. Action Bronson

Talenti për muzikë si duket ju përshtatet shqiptarëve. Action Bronson, alias Arian Asllani, është një raper amerikan me prejardhje shqiptare. Fillimisht ai punoi si kuzhinier, por aktualisht ai është raper i njohur. Në vitin 2014 bëri xhiro me J. Cole, Kendrick Lamar dhe Eminem.

5. Era Istrefi

Dhe përsëri një gjeni e muzikës. Era Istrefi është një këngëtare shqiptare nga Kosova dhe aktualisht krahasohet me ^super yllin Rihanna. Edhe e ëma e Erës ishte këngëtare, por edhe motra e saj më e moshuar Nora. Përderisa kënga e saj debutuese „Mani për Money“ krijoi famë, me hitin „BonBon“ u ngjitë në piedestalin botëror.

6. Bebe Rexha

A e keni vërejtur se prejardhja shqiptare dhe muzika përshtaten njëra me tjetrën? Me siguri se keni dëgjuar për Bebe Rexhën. Nëse jo për shumë këngë të saja të kënduara, me siguri për këngën e saj të shkruar, si pash „The Monster“ nga Eminem apo Rihanna. Autorët me të cilët ka bashkëpunuar janë: David Guetta, G-Eazy, Iggy Azalea, Martin Garrix, Pitbull, Selena Gomez, Nicki Minaj dhe shumë të tjerë.

7. Driton „Tony“ Dovolani

Tony Dovolani është një valltar i njohur amerikan i cili ka ushtruar edhe Jennifer Lopez. Jo keq! Në SHBA ai është i njohur posaçërisht për paraqitjet e tij në „Dancing with the Stars“, Për vallëzimin e tij të shkëlqyeshëm ai u shpërblye në shumë manifestime, ndërsa në kampionate të ndryshme botërore fitoi dy medalje të arta.

8. Eliza Dushku

Ai i cili e ka shikuar filmin „Buffy“ alias Faith. Ajo ka luajtur edhe nëpër shumë filma të tjerë si psh „Girls United“.

9. Patrick Nuo

„Ë-hë, ky është zviceran“ do t`ju shkojë ndërmend. Është gjysmë e saktë, pasi ai ka gjysmën e gjakut kosovar. Si anëtar i jurisë në „Deutschland sucht den Superstar“, skenat për te janë shtëpia e dytë. Albumi i tij „Welcome“ arriti sukses të madh në Gjermani e Zvicër, ndërsa tani jeton në Los Angeles.
10. Futbollistët „tanë“!

Çka do të ndodhte me kombëtaren zvicerane pa futbollistët me prejardhje shqiptare? Shaqiri me shokë nuk mund të paramendohen jashtë kombëtares zvicerane. Në arenën ndërkombëtare ata janë të angazhuar në Premier League, Serie A dhe Bundesliga. Ju falënderojmë për angazhimin tuaj djelmosha! (Shtegu.com)