TRONDITËSE: Zbehet interesimi i mërgimtarëve për të shkolluar fëmijët në gjuhën shqipe

100 Lexime

18:51:32              2017-10-14

 

 

Në një emision që ngjalli debat dhe krijoi respekt për shkollën shqipe dhe shqiptarët në mërgim, të emetuar gjatë ditës së premte, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “ Naim Frashëri“ në Zvicër, ishte e ftuar në Studion e RTV Syri Blu në Zvicër

RTV Syri Blu është një institucion që flet në gjuhën shqipe, që jep një ndihmesë tek bashkatdhetarët ndjesinë e një pjesëze të kupolës qiellore shqiptare.

Dëshira fisnike për të realizuar një emision dinjitoz për Shkollën Shqipe në Zvicër u mbështet nga përfaqësues të saj zoti Musli Sahiti – drejtor. Ndërsa Moderator i emisionit ishte z. Nexhat Abdiu. Morën pjesë z. Nexhat Maloku kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ dhe mësimdhënës në Zyrih. Nexhmije Mehmetaj, mësuese pranë LAPSh-it në Kantonin Jura. Më pas, emisioni shpalos tregimin e vërtetë të LAPSH-it si bartëse e organizimit të Shkollës Shqipe me mësim plotësues në Zvicër.

Në fjalën e tij z. N. Maloku shtroi në mënyrë të gjerë problemet themelore të shkollave plotësuese shqipe, duke u ndalur në çështjet organizative të tyre. Prej më së 27 vjetësh në Zvicër janë ngritur qendra shkollore të mësimit plotësues ku me qindra nxënës shqiptarë të moshave 6-16 vjeç vazhdojnë të arsimohen në gjuhën amtare shqipe. Dhe, siç dihet, ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës shqipe nga prestarët e diasporës ka dhënë fryte me vlerë të veçantë jo vetëm për mërgimtarët, por për të gjithë kombin tonë. Është më së e domosdoshme që Shkolla me mësim plotësues të ketë mbështetje institucionale nga Shqipëria, Kosova apo Zvicra.

Ndërsa nga N. Mehmetaj u trajtuan problemet didaktike e organizative të shkollës shqipe të mësimit plotësues dhe konkretisht: qëllimi dhe detyrat e kësaj shkolle. Në fillimet e saj shkolla plotësues shqipe kishte qëllim përgatitjen e nxënësve për kthim në atdhe, ndërsa pas viteve 2000, mërgimtarët shqiptarë kishin gjetur punë dhe u integruan në shoqërinë pritëse nuk shihej më dëshira e “kthimit”. Pra, qëllimi i shkollës shqipe është ruajtja e identitetit dhe formimi i dygjuhësisë shqip dhe një gjuhë tjetër.

Problemet në mësimdhënie të mësimit plotësues kishim ngase ne nuk e njihnim pedagogjinë dygjuhësore. Por me përvojën e fituar me seminaret e organizuar ne filluam të kuptojmë se mësimi veç tjerave duhet të organizohet në bazë të aftësive gjuhësore, pra sipas niveleve.

Me gjithë këto përpjekje të LAPSH-it është e dhimbshme se pjesëmarrja e fëmijëve në këto shkolla çdo ditë po bie. Derisa në vitin shkollor 1996/97 Shkolla shqipe plotësues në Zvicër numëronte 6.500 nxënës, aktualisht mësimin plotësues e ndjekin vetëm 1800 nxënës.

Shqetësimi është se vetëm një numër i vogël i fëmijëve vijnë për të mësuar shqip. Shumë klasë të mësimit plotësues në mungesë të fëmijëve shqiptarë janë mbyllur fare, shumë pika shkollore kanë mbetur vetëm me 6 -7 nxënës.

Mbas pak vitesh sa do të flasin dhe do të shkruajnë shqip? Mbas pak vitesh do të kërkojmë ndonjë që të dijë të lexojë shqip. Natyrisht për këtë janë fajtor vetë shqiptarët dhe s’na ka fajin askush. Çfarë faji kanë fëmijët që prindërit nuk ua lënë trashëgim gjuhën e nënës? Por çfarë faji kanë prindërit që nuk e kuptojnë problemin e asimilimit sikur se ne mësimdhënësit. Përgjegjësia i bie shteteve shqiptare prej nga vijnë mërgimtarët. Fjala jonë shqipe sa vjen e nuk po dëgjohet më. Dihet sa shumë fëmijë shqiptarë ka në shtetin e Zvicrës. Sa pak fëmijë shqiptarë ndjekin mësimin shqip! Kështu pasqyrohet vetëdija jonë kombëtare.

Ministritë shqiptare Tiranë – Prishtinë- Shkup kanë përgjegjësi përballë mërgimtarëve shqiptarë. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe për përfaqësuesit e shteteve tona janë e vetmja rrugë që fëmijët tanë të mësojnë të shkruajnë e lexojnë, shqip. Ne jem mirënjohës për tekstet që na i dërgojnë nga Kosova, por kontributi i shtetit duhet të shkoj deri te institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe, që shkolla të jetë pjesë përbërëse e arsimit në atdhe.

Diaspora shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Është e natyrshme që edhe në ditët sotme, kur fëmijët tanë çdo ditë janë nën nofullat e asimilimit të lindur në vend të huaj të kërkojë rrugët më të përshtatshme të një organizimi më të mirë institucional dhe përkrahja e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të jetë hallka kryesore e saj.
Përgatiti: Nexhmije Mehmetaj

 

 

22

 
Nga ana tjetër, mësuesja shumëvjeçare në kuadër të LAPSH-it nga Ostermundigeni, në profilin e saj në Facebook, ka ngirut alarmin e asimilimit të nxënësve shqiptarë në Zvicër, duke shkruar:

„Çfarë faji kanë fëmijët që prindërit nuk ua lënë trashëgim gjuhën e nënës?
Por çfarë faji kanë prindërit që nuk e kuptojnë problemin e asimilimit sikur se ne mësimdhënësit. Përgjegjësia i bie shteteve shqiptare prej nga vijnë mërgimtarët. Fjala jonë shqipe sa vjen e nuk po dëgjohet më. Dihet sa shumë fëmijë shqiptarë ka në shtetin e Zvicrës. Sa pak fëmijë shqiptarë ndjekin mësimin shqip! Kështu pasqyrohet vetëdija jonë kombëtare.“

Një brengë të ngjashme ka shpalosur edhe bashkatdhetarja Valbona Hysenaj Miftari, nga Winterthuri e cila shkruan:
Përshendetje e dashura mike virtuale Ida Jashari! Nuk njihemi personalisht por të çmoj shumë dhe gjithmonë më ke fascinuar për punën tënde të shenjtë që bën me fëmijët mergimtarë në regjionin ku banon. Edhe unë si prind së bashku me burrin tim që jemi duke i rritur dy vajza në mërgim ndihemi tejet borgjli ndaj vajzave dhe mundohemi në çdo formë t’ua mësojmë sa më mirë gjuhën dhe kulturën shqipe. Edhepse akoma nuk e kanë vizituar shkollën shqipe jo për fajin tonë ose të tyre porse nga mungesa e të interesuarve në lagjet ku kemi banuar deri më tash, ato për fatin e mirë flasin, shkruajnë, recitojnë e vallëzojnë bukur shqip. Janê anëtare të shka Dardania të Winterthurit ku me kënaqësi të madhe shkojnë çdo të premte. Mirëpo kjo s’na është dukur prapë se prapë mjaft dhe burri im nuk ka pushuar së negociuari me prindër tjerë këtu ku ne banojmë për ta hapur një paralele të mësimit shqip. Shansat tani ekzistojnë pasi që tani ka të interesuar sa për të filluar me një klasë dhe po shpresojmë që së shpejti të startojnë.
Edhe unë jam dëshpruar secilën herë kur kam dëgjuar prindërit të thonë; nuk kemi interesim, nuk kemi kohë, shqip flasim mjaft në shtëpi etj. Shpresoj të vetëdijësohemi ndonjëherë. Fëmijët tanë janë gjykatësit tonë të nesërm, shpresoj që prindërit t’mos përballen në të ardhmen me fajësimet e fëmijëve. Ata vërtet nuk janë fajtorë që ne i lindëm këtu. Ne jemi ata që duhet t’ua trasojmë rrugën e drejtë në çdo aspekt e sidomos t’ua mbjellim dashurinė për atdheun e gjuhën e bukur shqipe. Edhe njëherë përshendetje të përzemërta! (Shtegu.com)

 

 

3