Parfumi i ri i Hiltonit i frymëzuar nga karriera e saj si DJ

Date:

Paris Hilton sjell edhe një parfum të ri, të frymëzuar nga karriera e saj si DJ.

Trashëgimtarja 38-vjeçare e ka prezantuar parfumin e saj të 25-të, për të cilin ajo insiston se e pasqyron entuziazmin e skenës së jetës së natës.

„Ajo që më pëlqen më së shumti lidhur me të qenit DJ është shpërthimi i energjisë që e marr në skenë dhe t’i sjell lumturi një turme njerëzish,“ tha ajo për Women’s Wear Daily. „Doja ta kapja atë ndjenjë në një parfum dhe ta festoja femrën me vetëbesim e cila është jeta e ahengut.“

„Electrify u frymëzua nga jeta e natës, unë duke bërë DJ, dhe thjesht duke qenë në skenë dhe duke performuar para njerëzve dhe ajo ndjenjë e mahnitshme që e kam aty, ndjehem sikur jam elektrizuar,“ shton ajo.

Parfumi i ka notat e mollës së kuqe, bozhures, manjolës dhe trëndafilit turk, shkruan KOHA Ditore.

Ish-ylli i The Simple Life e lansoi parfumin e saj të parë në vitin 2004 dhe e pranon se është akoma në shok për suksesin e madh të linjave të parfumeve të saj.

„Kur isha vajzë e vogël, gjithmonë mendoja se do ta kisha një parfum,“ thotë ajo. „Nuk e dija se do t’i kisha 25 sosh një ditë.“

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...