Paratë e gjobave të parkimit, polici zviceran i fuste në xhepin e vet

Date:

17:04:35                  2019-02-22

 

Oficeri i policisë në Komunën Uitikon në Cyrih, Peter L. (61) ishte përkujdesur për rendin për më shumë se 20 vite. Por, ai tani e ka humbur punën e tij. Prokuroria është duke e hetuar, pasi dyshohet se të hollat nga gjobat e shqiptuara i ka futur në xhepin e vet, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com.
Policin nga Uitikoni ZH, Peter L. (61) gjithnjë konsiderohej autoritet simpatik, i cili pëlqen të ketë një fjalë të ëmbël në buzët e tij. Për 22 vite, ai mishëronte ligjin dhe rendin, që askush të mos mbetej fajtor.

Tani, babai i dyfishtë i familjes, ka rënë në objektiv të hetimeve të prokurorisë, për shkak të dyshimit për përvetësim. E gjitha u zbulua kur më 6 qershor 2016, ai e dënoi një shtetas gjerman për parkim të gabuar. Në këtë ditë, Karsten Neumann (49) kishte dashur të tërheq të holla në Uitikon. „Nuk isha në gjendje të parkoja kudo dhe shkurtimisht u ndala në parkingun e personave me aftësi të kufizuara“, thotë menaxheri gjerman i projektit të ndërtimit, përcjell Shtegu.com.
Kur kthehet, polici komunal po qëndronte në afërsi të veturës së tij. Neumann është dashur të paguajë gjobë prej 160 frangash. Por, po që se do t`i pagunte me para të gatshme, atij do t`i llogariteshin 120 franga, i kishte thënë zyrtari.

Neumann ka pasur vetëm 110 franga në portofolin e tij. Policia ia kishte marr 110 frangat, duke i dhënë një faturë kinse i ka paguar 120 franga. Shteasi gjerman mbetet i habitur, përse nuk i kishte kërkuar shumën e saktë të shënuar në faturë, duke raportuar rastin në Policinë Kantonale të Cyrihut.
Çështja duhej të ishte serioze. Me sa duket diçka nuk ka qenë në rregull me numrin e gjobës 1831, gjoba të cilat zakonisht regjistrohen në sistem. Pas hetimeve të shumtë, më 21 janar 2019, organet përkatëse të Uitikonit ngrisin padi kundër policit L. Prokurori hap procedurë, ndërsa ish oficeri i policisë është shkarkuar menjëherë.

Për fat të keq, Peter L. nga Uitikoni nuk është një rast i izoluar, shkruan më tej „Blick“, përcjell Shtegu.com. Edhe gjatë të enjtes u bë publik një rast tjetër i ngjashëm, gjithashtu në Kantonin e Cyrihut. Këtu, shefi i atëhershëm i policisë i Richtersëilit, tarifa e parkimit i kishte vënë në xhepin e tij, për vite të tëra. Shuma e dëmit të shkaktuar: 144,000 franga!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...