Ordininanca e re kardiologjike e mjekut shqiptar në fokus të mediave zvicerane

Date:

21:32:20                2019-03-07

 

Spitali kantonal i Lucernit (LUKS), më 11 mars 2019, do të hapë një ordinancë kardiologjike në një lokacion qendror në qytetin e Lucernit, nën udhëheqjen e PD Dr. med. Florim Cuculi, shkruan „Medinside“ transmeton Shtegu.com.

Pacientët gjithnjë kërkojnë një kujdes në afërsi të shtëpisë apo të punës. Spitali kantonal i Lucernit e ka marr parasysh këtë nevojë dhe më 11 mars në Seidenhofstrasse 9, në Lucern, do të hap një ordinancë kardiologjike.

Pacientëve dhe mjekëve personalë, ordinanca e kardiologjisë u ofron një qasje të lehtë, të përshtatshme dhe të shpejtë në shërbimet e kardiologjisë të ofruara nga Spitali kantonal i Lucernit. Në të njëjtën kohë, spitali do të mund të menaxhojë më mirë zhvillimin e kujdesit ambulator dhe lehtësimin e infrastrukturës së saj, të përdorur në zonën e spitalit.

Praktika do të zhvillohet si një qendër kompetente autonome nga një ekip me përvojë i kardiologëve nën menaxhimin e PD Dr. med. Florium Cuculi. Dr. Cuculi do të vazhdojë të punojë edhe më tej si co. shef i mjekëve në Spitalin kantonal të Lucernit.

Spitali kantonal i Lucernit, spitali më i madh në Zvicër, me këtë inaugruim është edhe më afër pacientëve. Specialistët e praktikës dhe spitalit do të punojnë krah për krah. Brenda kuadrit të këtijj kujdesi të integruar, trajtimet mund të koordinohen me njëri-tjetrin në një mënyrë të synuar dhe mund të arrihet një cilësi optimale për pacientët.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...