Një fëmijë gjashtëvjeçar nga Maqedonia e Veriut lëndohet rëndë në Gjermani

Date:

16:52:20              2019-03-07

 

Një fëmijë gjashtëvjeçar është goditur nga një veturë, në rrugën „Westenwall“ të qytezës Hamm në Gjermani dhe është lënduar rëndë, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com. Sipas hetimeve fillestare, fëmija nga Maqedonia e Veriut ishte futur në rrugë rreth orës 17.15, në afërsi të shtëpisë me numër 4.

Këtu, ai u godit nga një veturë e llojit Audi, e drejtuar nga një 27-vjeçar me vendbanim në Hamm. Ai ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Westring, kur papritmas e godet fëmijën. Vozitësi i Audisë A5, fëmijën dhe nënën e tij fillimisht i transferoi në ordinancën emergjente në rrugën „Nassauer Strasse“. Nga këtu, djali u dërgua me ambulancë në spitalin e fëmijëve, ku u ndalua për mjekim të mëtutjeshëm. Gjatë këtij aksidenti nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...