Nxënësja shqiptare shpërblehet nga i deleguari i Bundestag-ut gjerman
10:16:10 2019-07-10
Anairda Mata është duke jetuar që katër vite në Gjermani dhe tashmë është njëra nga absolventet më të mirë të Arnsberg. Ajo ka plane ambicioze.
Aq bukur i rrinte kostumi i mrekullueshëm dhe me prindërit krenarë anësh: Në Hüsten të Gjermanisë është zhvilluar ndarja e diplomave për më të mirë të vitit 2019, nga
Fondacioni Merz për arsim dhe trajnim. Gjithsej 111 nxënës nga 26 shkolla nga qyteti Arnsberg, kanë marr këtë mirënjohje në podiumin e Schützenhalle Hüsten. I deleguari i Bundestagut Friedrich Merz dhe bashkëshortja e tij Charlotte, iu ndan mirëmjohje, dhurata dhe libra të ndryshëm.
Para se të pritej pjesa emcionuese e dhënies së shpërblimit nxënëses shqiptare, Anairda Mata, Peter Blume i përshëndeti të pranishmit si zëvendës kryebashkiak, nxënësit dhe prindërit e tyre. Ai ishte i befasuar nga salla e stërmbushur, që dëshmonte se sa shumë nxënës të mirë në Arnsberg.
Blume e falenderoi Fondacionin Merz, i cili mbështet të rinjtë në rrugën e tyre drejt jetës. „Ky është një shembull i mirë i angazhimit qytetar dhe ngre vetëdijen për arsimimin në shoqëri“, tha Blume, informon Shtegu.com. Në emër të qytetit ai donte të përgëzonte të gjithë studentët e suksesshëm.
Jo, jo, Anairda Mata nuk ndjehet si pjesë e elitës. Ajo është një nga nxënëset që e kanë realizuar synimin: Një diplomë të mirë në xhepin e saj dhe një dhuratë librash në krah nga Fondacioni Merz. Anairda është 16-vjeçare dhe nga Shqipëria. Vetëm katër vite më parë ajo kishte ardhur në Gjermani me prindërit e saj, pasi këtu kishte një arsimim aq cilësor.
„Unë kam qenë gjithnjë e zellshme“, thotë Anairda pak me ngurrim. Dhe askush nuk dëshiron ta dyshojë në këtë, me një diplomë kolegji dhe me mesataren 1.5. Në pritje të rezultateve përfshihen lëndët e matematikës, biologjisë dhe historisë për subjektet e saj të preferuara në shkollën e mesme Hüsten, ku ajo në vitin 2015 ka filluar të mësojë gjermanisht. Ajo mund ta përballojë mirë rezultatin e saj, edhe nëse në shkollë ka pasur pak xhelozi, njofton Shtegu.com. Anairda thotë se shumica dërrmuese, kanë qëndruar prapa saj. Gjithashtu edhe me një letër, që të gjithë ia kanë shkruar kryetarit të komunës, që ajo të mund të qëndrojë këtu.
Në shkollën e mesme ajo ndjehej mirë, ajo u inkurajua nga mësuesit dhe gëzonte përkrahje të madhe në klasë. „Ajo gjithashtu ndihmoi të tjerët në mësimin e matematikës“, thonë miqtë. Babai i saj është një punëtor ndërtimi në Arnsberg, ndërsa dy vëllezërit e saj më të vegjël i janë mirënjohës motrës së tyre të madhe për mbështetjen. Një praktikë e realizuar përmes shkollës, asaj i dha një ide fillestare të karrierës, thotë Anairda. Asaj i ishte lejuar të kalojë disa ditë në Spitalin Karolinen.
„Doja të shihja se si është“, shpjegon nxënësja e suksesshme. Tani ajo ka një aspiratë karriere dhe dëshiron të bëhet mjeke. Pas pushimeve, ajo vazhdon me shkollimin – në gjimnazin Franz-Stock-Gymnasium, ajo dëshiron të diplomojë për tre vite.