Me nderime të shumta i është dhënë lamtumira e fundit Florijana Ismailit

76 Lexime

10:13:44             2019-07-10

 

 

Ceremonia e varrimit të futbollistes së ndjerë shqiptare, Florijana Ismaili ka filluar në Zvicër. Rreth 400 persona janë në vend, duke përfshirë shumë lojtarë të Përfaqësueses zvicerane, si dhe ekipi i YB.

Një javë e gjysmë më parë, futbollistja Florijana Ismaili (24) e humbi jetën gjatë një aksidenti noti në liqenin e Comos. Vdekja e saj ka tronditur Zvicrën dhe më gjerë. Për momentin, familja, miqtë dhe të njohurit nga bota e sportit po i thonë lamtumirë.
Ceremonia e funeralit të lojtares po zhvillohet në sallën në ëorben. Një ish trajner i Federatës së futbollit zviceran (SFV) ka hapur fjalimin. Florijana ishte një person që e donte jetën, një pioniere e futbollit të femrave, u tha të pranishmëve.

Është shumë e vështirë për të gjetur fjalët e duhura në këtë moment, vazhdoi: “Florijana nuk do të luaj futboll më kurrë dhe nuk do të jetë përsëri në skuadrën e Zvicrës – por do të jetë gjithmonë në zemrat tona. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë”.

Rreth 400 të pranishëm janë në vend – duke përfshirë disa lojtarë të Përfaqësueses zvicerane si Ramona Bachmann ose Rahel Kiëic, si dhe ish trajnerja e Zvicrës, Martina Voss-Tecklenburg. Koleget e klubit të YB-së erdhën me ngjyrat e ekipit për ta nderuar Florijanën. Ndër mysafirët është edhe kryetari i YB-së, Hanspeter Kienberger.

Ceremonia e varrimit do të bëhet sipas besimit islam të udhëhequr nga një imam. Varrimi përfundimtar do të bëhet më pas në familjen e ngushtë.

Ismaili ishte vetëm 24 vjeçare, shkruan “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com. Fundjavën e parafundit ajo me një shoqe po kalonte çaste pushimi me një varkë në liqenin e Comos. Futbollistja ishte hedhur ujë dhe nuk ishte shfaq më. Shpëtuesit e kërkuan për disa ditë. Më 2 korrik pasoi lajmi i trishtuar: Një robot zhytës gjeti trupin e saj në fund të liqenit.
Ndërkohë, shkaku i vdekjes duket se është sqaruar. Sipas raportit paraprak të autopsisë, Florijana kishte një asfiksi akute – një ndalim i papritur i frymëmarrjes. Raporti përfundimtar pritet pas rreth një muaji.