Numri i hyrjeve të paautorizuara në Gjermani nëpërmjet Zvicrës është pesëfishuar
Numri i hyrjeve të paautorizuara në Gjermani nëpërmjet Zvicrës është pesëfishuar brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Nga gjysma e parë deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, numri u rrit nga 1 610 në 8 862, raportoi të martën gazeta gjermane “Bild”
Gazeta iu referua një përgjigjeje të Ministrisë së Brendshme gjermane për një kërkesë të AfD-së, transmeton portali Shtegu. Kreu i Unionit të Policisë Federale Gjermane (DPoIG), Heiko Teggatz (51), nuk i quajti të habitshëm numrat. “Refuzimet si në kufirin austriak nuk janë të mundshme te zviceranët”, tha ai për gazetën. “Ministria Federale e Brendshme ende refuzon të regjistrojë kontrollet kufitare me Zvicrën në BE dhe qëllimisht po e zhvendos përgjegjësinë tek shtetet dhe komunat federale”.
Shteti federal i Baden-Württemberg është veçanërisht i prekur nga hyrja e paligjshme përmes Zvicrës. Udhëheqësi gjerman i FDP-së Hans-Ulrich Rülke prandaj bëri thirrje për rritjen e kontrolleve kufitare – edhe në anën zvicerane. Kufiri kombëtar duhet „të mbrohet në mënyrë më efektive kundër migrimit të paligjshëm në anën zvicerane“. “Kjo mbrojtje duket se nuk ekziston për momentin”.