Nuk ka të ndalur fama e Hamëz Gashit nga Zvicra, postimi i tij shkon në mbi tre milionë shikime (VIDEO)

88 Lexime

15:27:43               2019-05-01

 

 

Hamëz Gashi (39) bëri një hit viral me pishinën e tij të peshqve të larmë të llojit të krapit koi

„Ajo që ka ndodhur që atëherë është e pabesueshme“!

Videoja me pishinën e peshqve të larmë të llojit të krapit koi nga Hamëz Gashi, është bërë një hit gjigant botëror. Por, shqiptari me vendbanim në Biel të Zvicrës, është i stërngarkuar nga reagimet e shumta.

Videoja zgjat vetëm rreth 20 sekonda. Përbëhet vetëm nga një regjistrim i vetëm dhe është incizuar me kamerën e aparatit të telefonit celular të llojit Iphone. E megjithatë: Hamëz Gashi ka krijuar një hit grandioz në Facebook me një video klip nga kopshti i tij në Biel BE, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Por, kjo famë tashmë po bëhet e tepërt për Hamzën 39-vjeçar.

Celulari i Hamzës pothuajse cingërron në çdo minutë. Ndër ata që e thërrasin janë numra nga SHBA, Azia apo Turqia. „Bile, edhe televizioni i famshëm britanik BBC më ka kontaktuar“, thotë Hamza për „Blick“. Duke shtuar me buzëqeshje: „Në Ballkan, gjithashtu kisha një ofertë për një shfaqje televizive“.
Hamëz Gashi nuk e ka pranuar asnjë nga ofertat që i janë bërë atij. Gjithçka është shumë për të. „Asnjëherë nuk e prisja këtë. Unë jam vetëm një prind i zakonshëm me një familje dhe një hobi“.

Hobi i Gashit është peshku i larmë i llojit të krapit koi, shumë i dashur për te. Për peshkun e tij mbarështues, i cili kushtonte deri në 7,000 franga, ai personalisht kishte ndërtuar një pishinë transparente në oborrin e tij, në të cilën tani notojnë 21 ekzemplarë. Videoja që Hamza e postoi ​​në Facebook, tregon shtëpinë e re, pothuajse të përfunduar të krapit të tij.

Kjo ndodhi një javë më parë. „Ajo që ka ndodhur që atëherë është e pabesueshme dhe nuk mund të ndalet më“, thotë mëtutje Hamza. Ndërkohë, videoja u shikua rreth 3 milionë herë dhe u komentua 16,000 herë, informon Shtegu.com. Vlera gjigante për një postim nga një përdorues shqiptar privat të Facebook-ut nga Zvicra. Njerëzit anembanë botës janë duke e shikuar videon e pishinës së krapit nga Bieli i Zvicrës.

Por, cilin nerv të përdoruesve e ka ngacmuar Hamëz Gashi me klipin e tij, që t`i trazojë shpirtrat e tyre dhe të arrijënjë famë kaq të lartë? Roger Hämmerli, shef i mediave sociale tek „Blick“, e ka shikuar videon dhe ka ardhur në përfundim: Hamza, pa vetëdije ka bërë shumë gjëra në mënyrë të drejtë. „Klipi zgjat 20 sekonda. Shansi është shumë i madh që njerëzit ta shikojnë këtë postim deri në fund“. Algoritmet e Facebook-ut kanë regjistruar se duhet të jetë një video e mirë.
Edhe përmbajtja e thjeshtë krijon një efekt të veçantë. Hämmerli: „Në një video të suksesshme, njerëzit presin kafshë më të përzemërta ose një veprim spektakolar“. Në këtë rast, kjo u realizua ndryshe, kështu që postimi u dallua nga të tjerët. „Ai i cili shikon në sekondat e para, me siguri se do ta pyes vetveten: ‚Vallë, çfarë jam duke shikuar‘?

Për videon e krapit, Hamza ka pranuar jo vetëm reagime pozitive. „Ka edhe njerëz të tillë që më akuzojnë se këtë e bëj vetëm për t’u bërë i pasur dhe i famshëm“, thotë adhuruesi i peshkut, informon Shtegu.com. Por, të hollat tek ai nuk luajnë rol, thotë Hamza. Ai sigurisht se mund të bëjë një përfitim, spjegon Hämmerli: „Nëse ai ekskluzivisht fillon rishitjen e videos, me siguri se do të kërkojë një çmim të mirë“.

Por, shqiptari nga Bieli ka plane të tjera. Ai premton se së shpejti do të regjistrojë një video të re nga kopshti i tij, kur pishina e tij e peshkut të jetë e gatshme dhe të gjitha pemët të vendosen gjithandej. „Qëllimi është që të gjitha punët të përfundojnë për një muaj. Mirëpo, jam i ngarkuar nga shumë komente e telefonata që më vijnë në çdo minutë, bile ndonjëherë edhe në çdo sekondë“, pohon Hamëz Gashi, duke përfunduar: „Ndjehem shumë i lumtur që gazeta `Blick` në tituj kryesorë të faqes së parë shtjellon çështjen e një shqiptari pa famë“, thotë ai. Duhet përgatitur për reagimet e mëvonshme.